REPUBLIKA ĒEKE - TĖ PAKTĖN GJASHTĖ TĖ VDEKUR NGA PĖRMBYTJET
Vendos në Facebook
Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga
përmbytjet në lindje të Republikës Çeke të shkaktuara nga shirat e
rrëmbyeshëm, njoftuan sot zjarrfikësit.
''Një grua 55 vjeçe u
rrëmbye nga një lum në Novy Jicin dhe një burrë u mbyt në Kunin, në të
njëjtin rajon'', sipas të njëjtit burim.
"Katër personat e
tjerë humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore pasi nuk
arritën të merreshin në kohë nën kujdesin e mjekëve të urgjencës'',
shpjegoi zëdhënësi i zjarrfiksëve, Petr Kudela.
Në rajon u dekretua gjendja e alarmit dhe autoritetet vazhduan evakuimin e personave.
''Shumë
linja hekurudhore u mbyllën për shkak të përmbytjeve'', njoftoi
zëdhënësi i kompanisë hekurudhore CD, Radka Pistoriusova.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






