SPORT-FUTBOLL/ XHANI: LOJTARĖT E LARGUAR NGA PARTIZANI, DO ZĖVENDĖSOHEN
Vendos në Facebook

SPORT-FUTBOLL/ XHANI: LOJTARĖT E LARGUAR NGA PARTIZANI, DO ZĖVENDĖSOHEN

Skuadra e Partizanit, e rënë në Kategorinë e Parë, pa asnjë financim nga ana e drejtuesve dhe së fundmi e braktisur edhe nga trajneri i saj Shpëtim Duro dhe portieri Orges Shehi, ndodhet në një udhëkryq për sezonin e ardhshm.

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, duket se është i vetmi që nuk është shqetësuar nga largimet e dy prej shtyllave të Partizanit të këtij sezoni.  

      Drejtuesi i klubit të kuq pohoi sot se “në merkato mund të ndodhë gjithçka dhe largimet shoqërohen me afrime”.

      “Dua të theksoj se e respektoj zgjedhjen e trajnerit Duro dhe të portierit Shehi dhe i falenderoj për atë që kanë dhënë për Partizanin. Në fakt, falenderime meritojnë të gjithë lojtarët e tjerë, që luajtën me ngjyrat e skuadrës tonë”, deklaroi Xhani.

 “Na larguan padrejtësisht nga Kategoria Superiore dhe për këtë jemi të bindur. Të gjithë ata që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit të kaluar do të paguhen. Këtu përfshij edhe Duron, Shehin apo edhe të tjerët, që mund të largohen. Jemi në merkaton e verës, mund të ketë shumë largime futbollistësh, të cilët do të zëvendësohen nga lojtarë që do të blihen. E njëjta gjë vlen edhe për çështjen e trajnerit”, ka siguruar Xhani.Disa lojtarë të Partizanit si Karabeci, Maho, Karapici, Bakalli e Pinari kanë vendosur të presin, për të parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Sërish i pashqetësuar edhe nga këta zëra, kreu i skuadrës që ka më shumë tifozë në Shqipëri, Albert Xhani, thotë se “lëvizjet e lojtarëve gjatë merkatos janë të natyrshme. Gjithsesi, unë po punoj për të ndërtuar një ekip të denjë për Superioren. Të gjithë do ta shohin Partizanin në ditën e parë të kampionatit, në atë periudhë do të jemi gati për konkurrim”.

Nderkohë, drejtori teknik i Partizanit, Bejkush Birçe, vazhdon ta akuzojë Xhanin si përgjegjësin kryesor për rënien e skuadrës nga kategoria dhe situatën kaotike të krijuar në klub. “E gjithë kjo që po ndodh me Partizanin është përgjegjësia e Xhanit. Pavarësisht investimeve, këto dështime i faturohen pikërisht atij. Kjo skuadër me histori nuk mund të mbahet peng nga një person. Ai e ka shkatërruar dhe përbaltur këtë emër të madh dhe ka ardhur koha që ai të largohet”, pohoi Birçe.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

xhevdet    05-07-2009
gjynah qe gjithe keto tifoze te partizanit kane dhjete vjet qe presin nje mashtrues
Agim    02-07-2009
Largohu o Xhan
agim    30-06-2009
jam shume ndakort me verejtjet e z. Birce per xhanin. ai duhet te largohet nje minute e me pare, qe nga ardhja e tij ne krye te partizanit ky ekip historik ne futbollin shqiptar ka rene shume poshte. Turp i madh per ate por njekohesisht turp edhe per stafin drejtues qe nuk gjejne fuqi per ta larguar ate dhe per te riperterire ekipin, me shprese qe do te ndodh ndonje ndryshim. bye
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: