KOSOVA ME VULLNET TĖ QARTĖ DREJT INTEGRIMEVE EURO-ATLANTIKE
Vendos në Facebook

KOSOVA ME VULLNET TĖ QARTĖ DREJT INTEGRIMEVE EURO-ATLANTIKE

Në ditën e tretë të vizitës së delegacionit të Kosovës në Uashington sot pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje me Korporatën e Investimeve Private Jashtë Vendit (OPIC), një agjenci e qeverisë amerikane që ndihmon bizneset e vogla amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë SHBA-së. 
     Zyrtarët e Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojnë sot një takim me zëvendësekretarin e Departamentit amerikan të Financave, Eric Meyer, department që ka premtuar një donacion prej 150 milion dollarësh për shlyerjen e një pjese të borxhit që Kosova i detyrohet Bankës Botërore që nga periudha e ish-Jugosllavisë.
      Tërësia e borxhit të Kosovës ndaj Bankës Botërore arrin në një shumë prej 381 milionë dollarësh.
     Liderët kosovarë u takuan mbrëmë me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick si dhe me Drejtorin e FMN-së, Dominique Strauss-Khan.
     Presidenti Sejdiu falënderoi zyrtarët e Bankës Botërore si dhe FMN-në për ndihmën dhe asistencën teknike që të dy institucionet i kanë dhënë Kosovës pas luftës.
      Kryeministri Thaçi tha se anëtarësimi në FMN dhe BB është mundësia e investimit në projekte të përbashkëta publike që financohen nga BB-ja. Ai veçoi nevojën e Kosovës për investime në energji, në infrastrukturën rrugore, si dhe në fusha të tjera si arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe bujqësia.
      Gjatë këtij takimi, liderët kosovarë nënvizuan se duke u bërë pjesë e familjes së institucioneve financiare botërore, Kosova po tregon qartë vullnetin dhe përgjegjësinë drejt integrimeve në BE dhe institucionet euroatlantike. 
     "Anëtarësimi në institucione të tilla ofron siguri për investitorët e huaj", u shprehën ata.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: