PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Vendos në Facebook
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara të mërkurën në shtypin shqiptar:
Gazeta "Standard"
BERISHA FITON ZGJEDHJET E PARA ME STANDARDE EUROPIANE
Procesi i numërimit të votave ka nxjerrë Partinë Demokratinë dhe koalicionin e saj në avantazh, duke përcaktuar se katër vitet e ardhshme vendi do të qeveriset nga e djathta. Gazeta publikon rezultatet e fundit deri në orët e para të mëngjesit. Partia Socialiste bllokon numërimin e kutive të fundit në tre qarqe. Bashkimi Europian cilëson zgjedhjet të drejta dhe transparente. Departamenti Amerikan i Shtetit: Përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
Koment/Berisha, fituesi multidimensional i zgjedhjeve
Kuvendi i ri/Cilët janë deputetët që siguruan mandatet
Surprizat/Çamët përfaqësim në Kuvend, Veliaj jashtë
Bregu/Nuk do të lejojmë cënimin e standardeve
Gazeta "Metropol"
HAPAT E FORMIMIT TË QEVERISË SË RE
Koalicioni
që do të marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
do të ketë të drejtën të krijojë qeverinë e ardhshme të shqiptarëve, që
do të udhëheqë për 4 vitet e ardhshme. E djathta merr të drejtën e
bisedimeve. BE dhe SHBA shprehen për standardet. BDI përfaqëson
çështjen çame në Kuvend. Afati i mbledhjes së parë të parlamentit të
ri.
Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës:
Rezultatet/Ndarja e mandateve dhe emrat fitues
Përmbajtja e lëndëve në 12 testet e provimit
Raporti i BSH/Bilanci i kredive të këqija u përkeqësua në maj
Gazeta "Koha Jonë"
E DJATHTA KRIJON QEVERINË
Përfundoi numërimi i votave në pjesën më të madhe të vendit. Harta e plotë e mandateve që fitojnë PD, PS, LSI, PDI dhe PBDNJ. Të gjitha shifrat dhe ankthet mes forcave politike.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
BE, Galak: Vlerësime për zgjedhjet
Emigrantët, si përfitohet pensioni në Shqipëri
BSH/Paratë e “pista”, ja klientët e dyshuar
Gazeta “Panorama”
EKUILIBËR 70 ME 70/QEVERIA E RE, PD-PS NË LUFTË PËR 4 MANDATET PËRCAKTUESE
Katër qarqet/Katër mandate të diskutueshme në Shkodër, Fier, Lezhë dhe Berat mbajnë peng rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Maxhoranca e re pritet të bëhet e qartë pas numërimit të votave në disa kuti votimi të bllokuara të këtyre qarqeve. Kualicioni i PD-së ka 70 deputetë, ai i PS 66 dhe LSI 4 mandate, pas konfirmimit të Metës në Tiranë. Emrat e deputetëve të rinj dhe përqindjet në 12 qarqet e vendit.
Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës:
Mandatet në rang vendi
Intervista/Arbën Xhaferri për zgjedhjet
Gazeta “Shqip”
DASH: ZGJEDHJET ISHIN TË QETA, POR RIKUPERONI PROBLEMET
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi dje zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Zyrtarët amerikanë i dhanë një notë pozitive votimeve dhe ecurisë së deritanishme. Një zëdhënëse e DASH, e cituar nga “Zëri i Amerikës”, thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të konsiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull.
Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës:
Ekonomi/Faturat e blerjeve, Qeveria kontroll fiskal çdo individi
Zgjedhjet/Parlamenti i ri do të ketë 21 deputete
Policia ende në gjendje gatishmërie
Gazeta 55
SHQIPËRIA, ZGJEDHJE POZITIVE NË 28 QERSHOR, QEVERIA I MORI SHUMË SERIOZISHT ATO
Cristina
Gallack, zëdhënësja e Havier Solanës, Përfaqësuesit të lartë të
Bashkimit Europian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë,
flet për procesin zgjedhor. Brukseli vlerëson zgjehdjet e së dielës dhe
pret që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri dhe të
funksionojë, thotë Gallack.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berisha konfirmohet fitues i zgjedhjeve, do të formojë qeverinë e re
SHBA dhe Brukseli përgëzojnë Shqipërinë, përmirësime të ndjeshme në zgjedhjet e 28 qershorit
Gazeta “Rilindja Demokratike”
RAMA, KOHA PËR TË PRANUAR HUMBJEN DHE URUAR FITUESIN
Kryetarit të Partisë Socialiste i takon të urojë fituesin e zgjedhjeve duke dhënë një akt emancipimi. Ndërkombëtarët vlerësojnë me superlative zhvillimin e zgjedhjeve të së dielës.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
Mediat ndërkombëtare/Berisha fiton mandatine dytë qeverisës
Berisha apel komisionerëve: Ruani standardet
Partosh: Zgjedhjet e së dielës shënuan përmirësim në Shqipëri
Gazeta “Republika”
ISH TË PËRNDJEKURIT, PERSONAT QË KANË MANGËSI NË DOKUMENTACION
Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim financiar bazuar në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, për dëmshpërblimin e ish të dënuarve të regjimit komunist dhe që njoftohen nga Ministria e Drejtësisë për plotësim dokumentash, apo plotësim formularësh vetëdeklarimi, në përgjigjen e tyre duhet të përcaktojnë numrin e dosjes dhe datën e regjistrimit të saj.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
E djathta merr 72 mandate
Intervista/Flet analisti për çështjet e Ballkanit, Gabriel Partosh
Gazeta "Sporti Shqiptar "
FATMIR VATA, ME VLLAZNINË NË LIGËN E KAMPIONEVE
Ish-futbiollisti i Kombëtares kërkon të ndihmojë në ndeshjen e kthimit ndaj Sligos. Ai do të jetë në “Loro Boriçi”.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:
Tirana/Lila: dua të hyj në histori me Tiranën
Dinamo/Sebino Plaku: “asi nën mëngë” i Dinamos
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






