EKONOMIA SHQIPTARE ĖSHTĖ RRITUR ME RITME TĖ QENDRUESHME
Vendos në Facebook
Ekonomia shqiptare ka shënuar ritme të
qëndrueshme rritjeje gjatë dekadës së fundit, duke regjistruar një
normë mesatare rritjeje prej rreth 6 për qind, në terma vjetorë, bën të
ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet
ekonomike në vend.
Sipas BSH-së,
ritmet ekonomike janë nxitur mjaft nga reformat ekonomike, të cilat
kanë ofruar mundësi zhvillimi për sektorin privat shqiptar, kanë
mbështetur zhvillimin e tregjeve, kanë nxitur konkurrencën si dhe kanë
krijuar fleksibilitet në tregun e punës, duke rritur kështu të ardhurat
e individëve.
Të mbështetura nga një
program asistence i FMN-së, si politika fiskale, ashtu dhe ajo
monetare, kanë qenë të kujdesshme në dhënien e stimujve të nevojshëm
për rritjen ekonomike, duke qenë konsistente dhe të disiplinuara në
arritjen e objektivave të tyre të konsolidimit fiskal dhe të krijimit
të një mjedisi me inflacion të ulët.
Kjo
ecuri pozitive dhe e qëndrueshme ekonomike,vërejnë ekspertët bankar,
është mbështetur nga një kurs këmbimi fleksibël, i cili ka kontribuar
në mbështetjen dhe ruajtjen e një rritjeje të ekuilibruar, duke ruajtur
në të njëjtën kohë, stimujt e duhur për ndërveprim ndërmjet palëve
vendase dhe të huaja.
Burimi / Autori i lajmit : E.Xhajanka






