PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Vendos në Facebook

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Më poshtë vijojnë titujt kryesore të gazetave të publikuara ditën e enjte:

 
Gazeta “ Koha Jonë”

PD, SKEMA E QEVERISË SË RE

Kutitë e fundit të votimit, të mbetura ende pa numëruar në qarkun e Shkodrës dhe Fierit, përmbajnë dhe vulën se kush do të formojë qeverinë e re. Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, maxhoranca e djathtë dhe koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” ka mundësitë më ta mëdha për të krijuar sërish qeverisjen për katër vitet e ardhshme.

  Tituj të tjerë:
Berisha: Zgjedhjet u votëbesuan
Rama: Votat s’lejojmë grusht shteti
Prifti: Vota ime pro qeverisë Berisha

 Gazeta “ Shqip”

 BERISHA: DO TË ZGJEROJMË KOALICIONIN

 Kryetari i PD-së dhe njëkohësisht kryeministër në detyrë, Sali Berisha, bëri dje diversionin e parë majtas, ndërkohë që rezultatet provizore mes së majtës dhe së djathtës ishin në balotazh 70 me 70. Numri i një i PD-së, shfrytëzoi mbledhjen e parë të qeverisë, pas zgjedhejve të 28 qershorit, për të hedhur sinjalet fillestare për të sigurar shumicën që i duhet në Parlament.

  Tituj të tjerë:
BE: Kujdes me numërimin e votave
Burgjet, leje 150 ditë të dënuarve për zgjedhje
Partitë e vogla: Të ndryshojë Kodi

Gazeta “ Shekulli”

PRIFTI: VOTA IME PËR SALI BERISHËN

 Në një kohë kur asnjë prej aleancave kryesore në vend nuk ka siguruar numrin e majftueshëm të votave për qeverinë e re, deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, i sapo zgjedhur me votat e njërës prej zonave në qarkun e Fierit, ka deklaruar votën pro Kryeministrit aktual, Sali Berisha.

 

Tituj të tjerë:
KQZ bllokon numërimin në qarkun e Fierit
Të përndjekurit, lista e re e dëmshpërblimit
Apeli: Ish-zv/ ministri Nikolin Jaku, i pafajshëm

 Gazeta “ Standard”

QEVERIA, SHPËRBLIM KOMISIONERËVE TË ZGJEDHJEVE

 Për punën jashtëzakonisht të lodhshme dhe angazhimin maksimal në detyrë, numëruesit e votave dhe të gjithë komisionerët në zgjedhje, përfshi edhe ata të PS-së, do të shpërblehen nga qeveria. Në mbledhjen e parë të qeverisë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Berisha premtoi se të gjithë komisionerët do të shpërblehen për punën e palodhshme, gjatë këtyre 4 ditëve dhe konform ligjit.

Tituj të tjerë:
PS, zero vota në dy qendrat e votimit në Shkodër, edhe në vitin 2007
Turizmi, Shqipëria favorite në rajon për të thithur turistë
Vendimi, Guy Eshelman fiton pafajësinë

Gazeta “ Metropol”

 AFATET DHE PROÇEDURAT E ANKIMIMIT

 Çdo parti politike, apo pjesëtare jo e një koalicioni, ka të drejtë të ankohet në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së, që cënojnë interesat e tyre të ligjshme, brenda 3 ditëve nga shpallja e vendimit.

Tituj të tjerë:
Gjysmë rrogë shpërblim për policët e zgjedhjeve
Kompesimi financiar, në garë 230 ish-pronarë
Matura, testi për anglishten dhe për lëndën e kimisë

Gazeta Shqiptare

TENSION NË KZAZ-në E FIERIT, KQZ: POLICIA TË NDËRHYJË

Komisionerët e PD-së kanë pretenduar se tre kuti votimi të fshatit Libofshë në KZAZ-në nr. 20 janë të papranueshme për një proces të rregullt zgjedhor. Por, kjo ka irrituar kandidatët për deputetë dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kanë kontestuar këtë vendim dhe kanë kërkuar rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve. Përkudër kësaj, komisionerët e PD-së kërkuan numërimin e votave në KQZ. Këtu ka nisur dhe tensioni mes palëve.

Tituj të tjerë:

Dritan Prifti ‘tradhëton” të majtën: Votoj Berishën. Meta: Qëndrimi emocional
Shiu i “verës”, Tirana përmbytet si Kukësi i vjetër
Parlamenti i ri, 21 gra deputete të PS-së dhe PD-së

 Gazeta Panorama

 KAOS NË FIER, MANDATI I 71-të I PD-së, MILITANTËT E PS-së NË SHESH

 Shtatë kutitë e fundit të panumëruara në qarkun e Fierit mbajnë peng shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Vendimi i KQZ-së për të sjellë në Tiranë kutitë e panumëruara për shkak të kontestimeve të PD-së ka sjellë protesta të ashpra të militantëve të PS-së në Fier. PS kërkon të ruaj avantazhin 9 me 6 të deputetëve në Fier, çka nuk i jep mandatin e 71 koalicionit të PD-së. Bregu deklaron fitoren në zgjedhje. Berisha: Koalicioni do të zgjerohet. Rama: Gara mbetet e hapur, nuk do të lejojmë grusht shteti.

Tituj të tjerë:
Lista me emrat e 1247 të përndjekurëve që marrin paratë
Pogradec/Tenderat, pezullohet nënkryetari i bashkisë
Për Skëndërbeun/Kadare- Feraj, nuk ka kompromis as në gjyq

Gazeta Korrieri

SËRISH BARZAIM 70 ME 70, DREJT QEVERISË TEKNIKE

Zonat e panumëruara nuk prishin ekuilibrin. PS shpreson ende mandatin e 71 nga rivlerësimi në Berat. Diplomatët e huaj, në përkrahje të variantit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Tituj të tjerë:
Presidenca e BE-së/Suedia: Zgjedhjet do të kalojnë në skaner
LSI: Dritan Prifti emocional, nuk bashkohemi me Berishën

 

Gazeta 55

SHQIPËRIA PRET QEVERINË E PUNËVE

Shqiptarët votuan alternativën e reformës dhe të investimeve dhe presin që me shpalljen e rezultatit zyrtar, Sali Berisha të nisë negociatat për krijimin e një koalicioni të gjerë, që do të garantonte një qeverisje stabël. Përtej klisheve ideologjike dhe ofertave paraelektorale, Shqipëria ka nevojë për krijimin e shpejtë të qeverisë së punës “Berisha 2”.

Tituj të tjerë: 
Gramoz Ruçi dhe Kastriot Islami marrin peng komisionerët e KZAZ-së 20 në Fier
Edvini s’ndalet nga humbja, shijon përmbytjen e Tiranës.

 Gazeta RD

RAMA, NDAL HISTERINË, MOS CËNO STANDARDET

Kryetari i PS-së nuk pranon të njohë verdiktin e shqiptarëve dhe përpiqet të krijojë incidente. Bastardë të Ramës në Fier godasin deputeten e PD-së dhe aktoren e njohur, Rajmonda Bulku

Tituj të tjerë:
Ministri gjerman, Erler: Pala humbëse të pranojë rezultatin
Prifti: Vota ime në Kuvend kundër Ramës dhe pro Berishës
Qeveria, shpërblime për komisionerët dhe numëruesit e votave

Gazeta ZP

RAMA: SHQIPTARËT NA DHANË MBËSHTETJE SPEKTAKOLARE

Kreu i PS-së, Edi Rama apel Kryeministrit: Bëhu garant i procesit të numërimit të votave. Rama deklaroi dje në një konferencë për shtyp se “ne do të bëjmë të pamundurën dhe do t’ia dalim që votat të numërohen ashtu siç duhet dhe nuk ka forcë të përmbys me dhunë , me kërcënime, me këtë trysni të patolerueshme atë që ka vendosur populli shqiptar në datën 28 qershor”.

Tituj të tjerë:
OSBE: Problemet në zgjedhje, votimi familjar cënoi votën
Zgjedhjet/Presidenca e BE-së: Vlerësimi i ndërkombëtarëve, kryesor për integrimin

Gazeta “ Sporti Shqiptar”

ABRAHAM: ENDE NUK JAM LOJTAR I TIRANËS

Tituj të tjerë:
Bardheblutë, 6 gola ndaj Vllaznisë
Besa: Mesfusha, reparti më i zbuluar i ekipit

Gazeta “ Republika”
 
SHIU I RRËMBYESHËM PËRMBYT TIRANËN

Një shi i rrëmbyer për pak minuta ka shkaktuar në situatë emergjence në shumë zona të Tiranës, duke nisur nga qendra deri në preiferi. Problemet më të mëdha janë verifikuar në parkingun pranë Galerisë së ETC-së, ku rreth 26 automjete janë mbuluar tërësisht nga uji, ndërkohë që disa të tjera kanë mbetur “fatmirësisht” vetëm në gjysmën e tyre.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berat, PR kërkon rinumërim
Rama: Berisha duhet të garantojë proçesin
Formulari A2 , mbetet pezull proçesi i plotësimit

 

Sport “ Ekspress”
Bëhen prova gjenerale, Tirana pothuaj funksionon
Financuesit “misteriozë”, mbajnë Partizanin në këmbë
Flamurtari “europian” do Skelën e Myrtajn


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

erioni    03-07-2009
ca galalte don kishoti rama me funderinat socialiste komuniste bertet per ndryshim.......only in albania!
loni    02-07-2009
mire do te ishte te fitonte koalicioni i djathte,sepse perndryshe do te mbetet autostrada e pa kryer,,,
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: