GREQI - MĖ SHUMĖ SE 100 PERSONA TĖ PREKUR NGA VIRUSI I GRIPIT TĖ DERRAVE
Vendos në Facebook
Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve
nga virusi i gripit A (H1N1) në Greqi ka arritur në 101 persona,
informuan sot mediat greke.
Shumica e të sëmurëve në Greqi rezulton se janë infektuar nga virusi i gripit H1N1 gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Autoritet
greke të shëndetësisë theksojnë se situata është nën kontroll dhe nuk
ka arsye për panik, por ndërkohë ato parashikojnë rritjen e
mëtejshme të numrit të rasteve gjatë ditëve të ardhshme.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






