ITALI - QEVERIA E BERLUSKONIT ASHPĖRSON ARSENALIN E SAJ ANTI-EMIGRACION
Vendos në Facebook
Italia miratoi përfundimisht sot një ligj të
shumëpërfolur që ashpërson arsenalin e saj anti-emigracion, një projekt
prioritar i Silvio Berluskonit, zbatimi i të cilit ka filluar prej më
shumë se një viti, që prej rikthikmit të tij në pushtet, dhe që
konsideron emigracionin klandestin një krim.
Senati,
pas Dhomës së Deputetëve në maj, e votoi dokumentin, disa dispozita të
të cilit kanë hyrë tashmë në fuqi, me 157 vota pro dhe 124 kundër dhe 3
abstenime.
Ligji, i kritikuar nga
opozita, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe
Vatikani, është miratuar gjatë një mocioni mosbesimi, një procedurë e
përshpejtuar e kritikuar nga e majta.
Ligji për
sigurinë dhe emigracionin në Itali e konsideron krim emigracionin
klandestin që ndëshkohet me një gjobë nga 5 000 deri 10 000 euro, e
shoqëruar me dëbim të menjëhershëm.
Fillimisht
ishte parashikuar burgimi i emigrantëve të paligjshëm, por qeveria bëri
një hap prapa duke parë mbipopullimin e burgjeve që ka arritur një
nivel rekord.
Pa e quajtur domosdoshmërisht krim
emigracionin klandestin, disa vende të Evropës, si Franca dhe Greqia,
kanë miratuar tashmë masa të ngjashme me këtë dispozitë.
Ligji
e bën gjithashtu të detyrueshme paraqitjen e lejes së qëndrimit apo të
pasaportës për të deklaruar lindjen e një fëmije, një dispozitë e
kritikuar nga shoqatat që i tremben zhvillimit të fenomenit "fëmijë të
padukshëm".
Kryetari i OJQ-së "Toka e
njerëzve", Raffaele Salinari, kritikoi sot një dokument që do t'i
privojë "fëmijët e huaj nga të drejtat më elementare".
Qëndrimi
i klandestinëve në kampe mund të zgjatet deri në gjashtë muaj (dy muaj
më tepër), për të bërë të mundur identifikimin e tyre me qëllim dëbimin
e tyre drejt vendit të tyre të origjinës.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






