BE KONSIDERON NDALIMIN E HYRJES SĖ ZYRTARĖVE IRANIANĖ NĖ TERRITORIN E SAJ
Vendos në Facebook
Bashkimi Evropian mendon të ndalojë një
numër anëtarësh të qeverisë iraniane të kenë akses në territorin e saj,
në shenjë ndëshkimi ndaj regjimit kundër opozitarëve, njofton e
përditshmja "Financial Times Deutschland" (FTD) e ditës së sotme.
Sipas
gazetës, që citon diplomatë evropianë, një opsion i tillë u përmend dje
në Sokholm "nga diplomatë të rangut të lartë" të 27 vendeve anëtare,
ndër masat e tjera të menduara. Një vendim mund të merret duke nisur
nga java e ardhshme, sipas FTD.
Në të
shkuarën, BE i ka ndaluar tashmë aksesin anëtarëve të ekzekutivit të
vendeve të huaja të tilla si presidentit të Bjellorusisë, Alexandre
Loukachenko.
Vendet e BE-së po shqyrtojnë
aktualisht një propozim britanik për thirrjen e ambasadorëve të tyre
nga Irani, nëse nuk lirohen të gjithë nëpunësit e ndaluar lokalë të
ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran.
Sipas
diplomatëve të cituar nga FTD, kjo ka pak gjasa të arrihet sepse "një
numër i mirë" vendesh anëtare të BE-së e vlerësojnë këtë masë si tepër
radikale për momentin.
Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel e kishte krahasuar shtypjen e Iranit me atë që kishte ndodhur dikur në RDGJ.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






