PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Vendos në Facebook
Më poshtë vijojnë titujt kryesore të gazetave të publikuara ditën e premte:
Gazeta “ Koha Jonë”
BE-SHBA: ZGJEDHJET, KORREKTESË E ADMIRUESHME
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini vlerësoi dje korrektesën me të cilën u realizua procesi zgjedhor në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në votime dhe në vijim të numërimit të fletëve të votimit. Edhe SHBA vlerësoi se administrimi i zgjedhjeve pasqyroi një progres të vërtetë, ndërsa përgëzoi qeverinë për këtë progres.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
LSI: Votat tona, jo për Edi Ramën
Arben Malaj, kandidat për kreun e ri të PS-së
Koment nga Armand Shkullaku/ Pse nuk fitoi Edi Rama
Gazeta “ Shqip”
REZULTATI, HAPEN KUTITË VENDIMTARE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të numëroj sot votat e Fushëkuqes. Pritet që komisioni të vendosë edhe për tre nga kutitë e Fierit. Ndërsa përfundimi i numërimit të votave në kutitë e fundit të KZAZ-së së Bushatit, Shkodër, nuk e ndryshoi rezultatin edhe pse e djathta shpresonte shumë që të kalonte në favor të saj.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berisha: Kam votat e duhura për qeverinë
Frattini: Numërimi duhet të vijojë në mënyrë paqësore
Withers: Përmbylleni normalisht
Hetimet, rikthehet "Anglo-Adriatika"
Gazeta “ Shekulli”
KOALICIONET, LSI: VENDOSIM PAS REZULTATIT
Lëvizja
Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e numërimit të votave
që do të përcaktojnë edhe mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një
qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Pas mbledhjes së kryesisë,
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se "PS nuk
duhet t'i llogarisë katër mandatet tona".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
KQZ: Të numërohen kutitë e bllokuara
"Shpërblehet" Krenar Ahmeti, kryepolic në Rina
Gazeta “ Standard”
NËNTË KUTITË E FUNDIT, PËRGJIGJA PËR DY MANDATE SHTESË PËR PD-NË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në unanimitet numërimin e votave të Laçit dhe Fushëkuqes. 6 kutitë e Qarkut të Lezhës do të numërohen në KQZ në prani të gjithë anëtarëve të saj, si dhe në prani të mediave. Edhe tre kutitë e KZAZ-së nr. 20 të Fierit janë transportuar drejt KQZ ditën e djeshme, ndërsa pritet një vendim i këtij komisioni për numërimin ose jo të këtyre kutive.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Withers politikës: Gjeni kompromiset
LSI mbledh kryesinë, shtyn vendimin për koalicionin
Dëmshpërblimi 1247 ish-të përndjekurit që do të përfitojnë
Rama: Do të pengojmë një qeveri Berisha-Meta
Gazeta “ Metropol”
ISH-TË PËRNDJEKURIT, 700 PËRFITUES NGA NDARJA E FONDIT
Rreth
700 përfitues nga procesi i ndarjes së fondit për dëmshpërblimin e
ish-të përndjekurve kanë marrë paratë. Lajmi konfirmohet nga Ministria
e Financave, ndërsa sqarohet se edhe nëse ka raste të veçanta kur është
vonuar ndarja e fondit të përcaktuar me vendim ligjor ato janë
shkaktuar kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
KQZ, sot vendoset prë Fushëkuqen dhe Fierin
Universiteti nis përzgjedhja e degëve, hapat për formularin A2
Gazeta Shqiptare
BERISHA, QEVERI MAJTAS/ PROPOZIMI, META ZV/KRYEMINISTËR DHE 2 MINISTRA
Kryeministri Berisha ka pohuar se nuk ka ndërmend të krijojë një qeveri teknike, ndërsa është shprehur i hapur për koalicione me subjekte politike. Nga ana tjetër, LSi ka mbledhur kryesinë dhe ka pohuar se "nuk ka ende vendim për një koalicion paszgjedhor, por Rama nuk duhet të flasë në emër të mandateve të LSI-së".
Tituj të tjerë të kësaj gazete
"Profeti" Gjinushi, si parashikoi humbjen 1 vit më parë
Gazeta Panorama
GJYKATA NDAN DOSJEN E GËRDECIT NË 42 PROCESE
Gjykata e Tiranës "thërrmon" në 42 çështje gjyqësore të veçanta padinë e Bashkisë së Vorës për banorët e Gërdecit. Pushteti lokal i Vorës paditi 42 banorë të zonës, pasi morën para më shumë se dëmet. Bashkia kërkon mbrapsht shumat e dëmshpërblimit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete
Sekuestrohen kutitë, dy mandate i vendos KQZ
Berisha: Do negocioj për koalicion të gjerë
Opinion nga Preç Zogaj/ Misioni "Meta"
Gazeta Telegraf
PARTITË E VOGLA ZHYTEN NË BORXHE
Milionat e taksapaguesve shqiptarë të dhëna nga shteti për partitë përpara fushatës elektorale, nuk i kanë ndihmuar liderët e tyre për të marrë mandatin e ndonjë deputeti. Në këtë mënyrë, forcat politike që nuk përfaqësohen në parlament do të kthejnë paratë. KQZ do t'i kërkojë Ministrisë së Financave të urdhërojë Thesarin e Shtetit që të bllokojë fondet nga numrat e llogarive.
Gazeta 55
EDI RAMA PRANË DORËHEQJES, BLUSHI E MAJKO KANDIDATË PËR TË DREJTUAR OPOZITËN
Dorëheqja
e Ramës del në rend të ditës, ndërkohë që Blushi e Majko janë
vetëkandidaur për të marrë kreun e opozitës në 4 vitet e ardhshme.
Gazeta "Rilindja Demokratike"
DULE: PS NUK PATI VULLNETIN E DUHUR PËR TË MBROJTUR VOTAT TONA
Kryetari
i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh se
"Partia Socialiste nuk mundi t'i mbronte votat e PBDNJ-së, ose nuk
kishte vullnetin e duhur për ta bërë këtë". Duke shprehur pakënaqësinë
për rezultatin e kësaj force politike në këto zgjedhje, Dule mori
përsipër gjithë përgjegjësinë politike për rezultatin e zgjedhjeve si
dhe paralajmëroi edhe thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të
PBDNJ-së.
Tituj të tjerë të kësaj gazete
Mediat e huaja: Shqipëria vendosi të qeveriset nga PD
Çertifikohen zgjedhjet, SHBA dhe BE në unison
Frattini: Zgjedhjet e së dielës ishin të lira dhe korrekte
Gazeta "Zëri i Popullit"
RAMA: JEMI TË VENDOSUR TË MBROJMË IMAZHIN E SHQIPËRISË
Kreu
i PS-së i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, por të
ruhet qetësia dhe gjakftohtësia, ndërsa theksoi se PS do të luftojë me
të gjitha mjetet ligjore që verdikti i popullit sovran në datën 28
qershor të lexohet deri në fund dhe pa asnjë dyshim. Rama u shpreh se
"PS do të bëjë kontestimet përkatëse".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Autostrada drejt Durrësit, projekt madhor i Bankës Botërore
KSHH: Situata paszgjedhore e papajtueshme, respekt për vullnetin e popullit
Gazeta “ Sporti Shqiptar”
BASTI I VLLAZNISË PËR EUROPËN, KUALIFIKIMI
Euroliga: Shkodranët arrijnë një fitore premtuese në Irlandë, ndërsa dinamovitët shpartallohen në Finlandë.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites






