KQZ PUBLIKON REZULTATET PARAPRAKE TĖ ZGJEDHJEVE 2009 ,PS KUNDĖRSHTON REZULTATIN
Vendos në Facebook
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të
premten në mbrëmje rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme
të 28 qershorit.
Zëdhënësi i KQZ-së,
Leonard Olli, gjatë një konference për shtyp, konfirmoi rezultatet
paraprake që vijnë nga 4703 qendra votimi të ngritura në të
gjithë vendin, ndërkohë që në total kanë qënë 4753 të tilla në rang
republike.
Sipas rezultatit zyrtar paraprak,
shënohet një pjesëmarrje në zgjedhje e 1.554.430 shtetasve ose në total
50% e numrit të përgjithshëm të tyre.
Në bazë të
këtij rezultati paraprak, zëdhënësi Olli publikoi shifrat dhe
përqindjet deri në këto momente, sipas koalicioneve:
"Aleanca e ndryshimit" 770.089 vota ose 46.69%
"Poli i Lirisë" 27.493 vota ose 1.82%
"Aleanca Socialiste për Integrim" 83.767 vota ose 5.56%
"Bashkimi për ndryshim" 683.136 vota ose 45.36%
Rezultati i subjekteve i përkthyer në mandate paraqitet i tillë:
"Aleanca e ndryshimit" 71 mandate në parlament
"Aleanca Socialiste për Integrim" 4 mandate në parlament
"Bashkimi për ndryshim" 65 mandate në parlament
Ndarja e mandateve sipas qarqeve paraqitet e tillë:
1. Qarku Berat - "Aleanca e ndryshimit" 3, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, "Bashkimi për ndryshim" 4
2. Qarku Dibër - "Aleanca e ndryshimit" 4, "Bashkimi për Ndryshim" 2
3. Qarku Durrës - "Aleanca e ndryshimit" 7, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, Bashkimi për ndryshim" 5
4. Qarku Elbasan -"Aleanca për ndryshim" 7, "Bashkimi për ndryshim" 7
5. Qarku Fier - "Aleanca e Ndryshimit" 7, "Aleanca Socialiste për Integrim 1", "Bashkimi për ndryshim" 8
6. Qarku Gjirokastër- "Aleanca e Ndryshimit" 2, 'Bashkimi për ndryshim" 3
7. Qarku Korçë - "Aleanca e ndryshimit" 6, "Bashkimi për ndryshim" 6
8. Qarku Kukës - "Aleanca e ndryshimit" 3, "Bashkimi për Ndryshim" 1
9. Qarku Lezhë - "Aleanca e ndryshimit" 4, "Bashkimi për ndryshim" 3
10. Qarku Shkodër - "Aleanca e ndryshimit" 7, "Bashkimi për Ndryshim" 4
11. Qarku Tiranë - "Aleanca e ndryshimit" 16, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, "Bashkimi për Ndryshim" 15
12. Qarku Vlorë - "Aleanca e ndryshimit" 5, "Bashkimi për Ndryshim" 7,
Përqindja më e lartë e votuesve është regjistruar në Qarkun e Kukësit me 59.07%, dhe më e ulëta në Qarkun e Vlorës me 39.22%
PS KUNDËRSHTON REZULTATIN PARAPRAK TË KQZ-së
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, njëkohësisht kandidat për deputet i PS-së për qarkun e Fierit, reagoi të premten në mbrëmje ndaj rezultateve paraprake të KQZ-së, që nxjerrin fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”, me 71 deputetë, e drejtuar nga Partia Demokratike.
Duke vënë në dukje faktin se ka ende kuti të pa numëruara, z. Ruci tha se “në këto kushte KQZ është ajo që duhet të flasë e fundit, një standard ky demokratik”. Sipas tij, në vend që të bëjë këtë, KQZ po përkeqëson standardet e zgjedhjeve.
Ai vuri në dukje se koalicioni “Aleanca e ndryshimit” ka 70 mandate, ndërsa nënvizoi faktin se mbetet për t’u parë se ç’ka thënë populli i Beratit, që, sipas tij, "i jep PS-së mandatin e 5-të”, sikurse mbetet për t’u parë dhe qarku i Tiranës.
"Nuk ka asnjë mbledhje të KQZ-së, e cila në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Elektoral, duhej të diskutonte hap pas hapi çdo qark”, tha Ruçi.
Në këto kushte ai e cilësoi deklaratën e sotme të KQZ-së në shkelje të Kushtetutës, ndërsa u shpreh se “Kryeministri Sali Berisha vazhdon të shkelë standardet e zgjedhjeve për të marrë në rrugë të paligjshme një mandat të dytë, që populli shqiptar nuk ia dha në 28 qershor”.
"Ne jemi këtu për të mbrojtur në radhë të parë imazhin e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor, por jemi të vendosur të mbrojmë dhe votën e qytetarëve shqiptare”, tha ai
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Dite te bukura do te na vijne.Urime gjithe shqiptareve
Urime Dr. Berisha






