PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Vendos në Facebook

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Më poshtë vijojnë titujt kryesore të gazetave të publikuara ditën e shtunë:


Gazeta " Koha Jonë"

KQZ: DEPUTETET, 71 E DJATHTA, 65 PS, 4 LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi mbrëmë numrin e mandateve për 6 partitë kryesore që hyjnë në Kuvendin me 140 deputetë. PD dhe koalicioni, sigurojnë numrin e mjaftueshëm për të krijuar qeverinë e re.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Uidhers: Zgjedhjet, hap para, politika të bëjë durim
Aluizni-Elbasan, pas banesave legalizimi nis dhe për oborret
Vizë turistike ose biznesi në Itali, rregullat e reja

 Gazeta " Shqip"

PS: NË RRUGË PËR TË MBROJTUR VOTAT

Pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku PD ka arritur të marrë 71 mandate dhe PS 65, ka reaguar numri dy i selisë rozë Gramoz Ruci, i cili ka paralajmëruar për dalje në rrugë në rast se Kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga ky qendrim politik për rezultatin zgjedhor të 28 qershorit.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Withers: Qeveria e re të jetë e të gjithë shqiptarëve
Suedia bën gati propozimin për liberalizimin e vizave
Divorci i padëshiruar, tre të vrarë dhe një i plagosur

Gazeta " Shekulli"

EMIGRANTI VRET FAMILJEN DHE VETEN  

Masakër në Kryeqytet, pas divorcit, dhëndri emigrant, Petrit Zaimi vrau dje me pistoletë vjerrin, djalin e vogël dhe veten. Ndërkohë që vjerra, është rëndë në spital.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

KQZ shkeli ligjin, i jep PD 71 mandate
Vendimi ish-pronarët të kompensohen me fabrikat në tokën e tyre
Itali, deklarimi i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

Gazeta " Standard"

KUTITË E FUNDIT I MOHOJNË MANDATIN E 72-të PD-së

Avantazhi prej 608 votash i krijuar në kutitë e votimit nga 6 të mbetura pa numëruar në Lezhë, nuk arritën të siguronin një mandat shtesë për PD-në në këtë qark. KQZ numëroi 5 kutitë e para dhe rezultoi se tashmë Lezha ka një ndarje mandatesh, ku 4 i përkasin PD-së, dhe 3 PS-së, duke mos i siguruar kështu në rang kombëtar manadatin e 72-të për Partinë Demokratike.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Rezultati paraprak, KQZ: Koalicioni i PD-së merr 71 deputetë
Berisha fton Presidentin Obama të vizitojë Shqipërinë
Topi: SHBA, mbështetje të gjithanshme Shqipërisë.

Gazeta " Metropol"

KQZ: NË ZGJEDHJE, PD KA MARRE 71 VOTA, PS-LSI 69


Mbërrijnë në Tiranë kutitë e fundit të Fierit. Zëdhënësi i KQZ-së, Olli deklaron rezultatin paraprak dhe pjesëmarrjen. Reagon PS dhe anëtarja e KQZ-së Dëshira Subashi: Nuk ka vendim për rezultatin konkret.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Universitetet-Pikët minimale për të marrë një degë
Harrohet në burg, Dobjani nis hetimin
Uidhërs:Qeveria e re do të ketë përgjegjësi të mëdha

Gazeta Shqiptare

META, RAMËS: LARGOHU, TË BASHKËPUNOJË ME PS-në

Lëvizja Socialiste për Integrim LSI, nuk ka vendosur me kë koalicion do të lidhë aleancë paszgjedhore. Burime nga kjo parti bëjnë të ditur se Kryetari i LSI-së Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë lidershipit të PS-së, Edi Rama : Bashkëpunoj me ju vetëm nëse largohet Edi Rama.

Tituj të tjerë të kësaj gazete

KQZ nxjerr fitues PD, Ruci: Provokim, njerzit në rrugë
Gjinushi: Unë largohem të ikin Berisha e Rama
Mandati i deputetit shpëton Fatmir Mediun

Gazeta Panorama

RRITET TENSIONI- KQZ: PD KA 71 DEPUTETE, RUCI: GATI PËR PROTESTA

Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli, deklaroi dje se koalicioni i PD ka fitur 71 deputetë, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Reagime të ashpra brenda KQZ. Subashi e Lazaj : "Nuk kemi shpallur asnjë rezultat, po shqyrtojmë kutitë e Lezhës e të Fierit". Ruci: "Berisha të tërhiqet, ose do të nxjerrim popullin në rrugë".

Tituj të tjerë të kësaj gazete

Gjinushi: Rama nuk i ka fitur zgjedhjet, të largohet nga kreu i PS-së.
Uidhërs: Qeveria e re ti shtrijë dorën gjysmës tjeter

Gazeta 55

ZGJEDHJET NË SHQIPËRI SHËNUAN HAP PËRPARA, QEVERIA E RE TE JETE SA MË PËRFAQËSUESE

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers, deklaron në një intervistë për Zërin e Amerikës : "Shqipëria ka bërë hap përpara me zgjedhjet e 28 qershorit por politika shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje që në të ardhmen të përmbushne standartet."


Gazeta "Rilindja Demokratike"

KQZ: PD, 71 MANDATE DHE MBI 90 MIJË VOTA MË SHUMË SE PS

 Rezultatet paraprake nxjerrin fituese "Aleancën e Ndryshimit", në zgjedhje morën pjesë 1,5 milionë votues. Sipas KQZ-së, këto janë rezultatet paraprake për 4703 nga 4753 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Tituj të tjerë të kësaj gazete

Prokuroria vazhdon të mos hetojë dosjet korruptive të Ramës.
Berisha uron Obamën për Ditën e Pavarësisë," Angazhim për bashkëpunim të ngushtë"


Gazeta "Zëri i Popullit"

PS: SALI BERISHA NUK MUND T'I IMPONOHET POPULLIT SHQIPTAR SI KRYEMINISTER


Socialistët e konsideruan deklaratën e Zëdhënësit të KQZ-së, nëpëmjet së cilës e djathta ka marrë 71 mandate, si zbatim të një urdhëri politik të Berishës.


Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Nis shpërndarja e Formularit A2
Uidhers: Qeveria tjetër të bashkojë kombin për të mirën e përbashkët

Gazeta " Sporti Shqiptar"

SKELA DHE MYFTARI LAKOHEN TE FLAMURTARI


Trajneri i Flamurtarit kërkon një qëndërmbrojtës dhe një mesfushor të krahut të majtë


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

ruben kaso    06-07-2009
turp x shqiperine kur ka politikan si ilir meta pa coerenza por ne veteminteresa personale .por mos harroj se darddha e ka bishtin mbrapa.
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: