Kompania e tretë celulare në Shqipëri
Eagle Mobile, katër muaj pas daljes zyrtare në treg me sinjal dhe një
muaj pas lançimit të markës, ka arritur shtrirjen që garanton mbulim
për të gjithë qytetarët shqiptarë, bënë të ditur sot burime të kësaj
kompanie.
Sipas burimeve të mësipërme, me
ngritjen e pikave dhe antenave transmetuese, garantohet një mbulim
cilësor i zonave të banuara dhe të gjitha rrugëve rajonale dhe
kombëtare, por edhe sigurohet mbulimi me internet të shpejtësisë së
lartë bazuar në teknologjinë EDGE. Teknologjia EDGE, është 5 herë më e
shpejtë se ajo që përdoret aktualisht GPRS.
"Është
hera e parë që një operator celular në Shqipëri, çon mundësinë e
përdorimit të internetit, shkëmbimit të të dhënave dhe mesazheve
elektronike (e-mail) në gjithë zonën e mbulimin në territorin e vendit.
Gjithashtu me shërbimin më të ri, me kartën ‘Eagle EDGE USB’, çdokush
mund të lidhet me internetin nëpërmjet kompjuterit në të gjitha zonat
që mbulohen nga Eagle Mobile. Kjo kartë është e përshtatshme edhe për
teknologjinë 3G. Aktualisht ka një shpejtësi prej 236 kbps, por me
teknologjinë 3G kjo shpejtësi arrin në 7.2 mbps.", njoftuan sot burimet
e mësipërme të kësaj kompanie.
Drejtori i Shitjeve
në Eagle Mobile, Melik Karabiyikoglu, thotë se “Eagle është një markë
që ka si princip dhënien e një shërbimi që ka në fokus klientin,
shërbim cilësor, ekonomik dhe pa probleme."
Sipas
tij, abonentët mund të gjejnë në stacionet e kësaj kompanie karta
rimbushëse për numrat me parapagesë. "Qëllimi është që brenda muajt
gusht të çelim 20 dyqane dhe qindra pika shitjeje dhe të arrijmë te
konsumatori shqiptar sa më lehtë nëpërmjet këtij rrjeti” thotë i
Karabiyikoglu.
Ai shton se pas
lançimit të tarifave Proring, nisur edhe nga interesi i madh i treguar
nga institucionet dhe individët, në muajin gusht jemi të sigurt se do
të ofrojmë për qytetarët tanë edhe tarifat e reja individuale që do të
jenë po aq tërheqëse dhe të përshtatshme për ta. Eagle Mobile konfirmon
zyrtarisht se aktualisht mbulon më se 80,55% të territorit të
Shqipërisë dhe 95,7 % të popullsisë.
|  Komente |
jam nje qytetar i kamzez dhe qe ne fillim me ka bere shum terheqes kompanija juaj dhe e mirpresim sepse kjo na intereson dhe ne si qytetare nga ana e konkurencec mes dy kompanive rivale..besoj se do jene me cmime me konkuruse nga dy kompanite e meparshme..dhe jam ndakort qe NQS ju intereson te pashkepunojme sebashku per te vendosur nje antene perforcuse transmetimi mbi pronen time 3 kateshe mund te kontaktojme..respekte kompania EGALE MOBILE
Postuar nga Cimi ne daten 22-07-2008
NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ
04-10-2008
“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat
dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë
lek...
Lexo lajmin e plotė
MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE
04-10-2008
Dhjetëra miliona
njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri
i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė
SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS
03-10-2008
Një inxhiniere amerikane me origjinë
kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë
të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė
PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS
02-10-2008
Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe
Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė