
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një ndër personat më të kërkuar në botë. Radovan Karaxhiç, i cili ka qenë në arrati prej më shumë se 10 vjetësh, kërkohej nga Gjykata e Hagës nën akuzat për gjenocid. Karaxhiçi, udhëheqës i serbëve të Bosnjes gjatë luftës së viteve '90, akuzohej për vrasjen e mijëra civilëve. Këtu përfshihen edhe mbi 8 mijë viktimat e masakrës së Srebrenicës të vrarë nga forcat serbe të Bosnjes. Radovan Karaxhiç ishte një ndër 4 udhëheqësit e periudhës së luftrave ballkanike që kërkoheshin nga Gjykata e Hagës. Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe ish-udhëheqësi i serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç ende nuk janë kapur. Policia serbe arrestoi ish komandantin e policisë serbe të Bosnjes Stojan Zhupljanin muajin e kaluar.
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njofton se ish-udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç, u arrestua të hënën në mbrëmje, gjatë një operacioni të forcave serbe të sigurimit. Zyrtarët thonë se Karaxhiçi u dërgua më pas para një gjykatësi hetimor të Gjykatës Serbe të Krimeve të Luftës në Beograd.
Prokurorët e Gjykatës së Hagës e kanë akuzuar Karaxhiçin për gjenocid dhe krime njerëzimit gjatë konfliktit në Bosnje. Ai akuzohet se ka qenë ideatori i vrasjes së mbi 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në qytetin boshnjak të Srebrenicës.
Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë e përshëndeti arrestimin e Karaxhiçit dhe tha se ky fakt është një shpagim për viktimat e krimeve të luftës.
Komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes gjatë konfliktit, Ratko Mlladiç, një ndër personat më të kërkuar nga Gjykata e Hagës, ende ndodhet në arrati.
Ivan Vejvoda, Drejtori ekzekutiv i Trustit Ballkanik për Demokraci, një fondacion me seli në Beograd, thotë se arrestimi i Radovan Karaxhiçit ishte hapi i duhur i ndërmarrë nga qeveria serbe:
"Arrestimi thekson gjithashtu me të madhe se qeveria e re në Beograd ka treguar në praktikë atë që ka thënë me fjalë se ka vullnetin e nevojshëm politik për të ecur përpara dhe për ta bërë arrestimin e të akuzuarve të tjerë për krime lufte një përparësi të qeverisjes së saj."
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serzh Bramerc e mirëpriti njoftimin për arrestin e Karaxhiçit duke thënë se kjo "është një ditë e rëndësishme për drejtësinë ndërkombëtare, pasi tregon qartë se askush nuk është i paprekshëm nga ligji."
Serbia ka qenë nën presion të fortë nga Bashkimi Evropian, Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara për të kapur dhe dorëzuar Karaxhiçin dhe të akuzuar të tjerë për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
|  Komente |
NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ
04-10-2008
“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat
dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë
lek...
Lexo lajmin e plotė
MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE
04-10-2008
Dhjetëra miliona
njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri
i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė
SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS
03-10-2008
Një inxhiniere amerikane me origjinë
kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë
të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė
PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS
02-10-2008
Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe
Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė