Faqe e parėArkivëKontaktRSS

KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Xhorxh Bush dhe takimet e tjera në vizitën që e vlerësuan “jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike”.
Presidenti dhe kryeministri thanë se SHBA-ja u dha garancitë më të fuqishme në mbështjen e integritetit të plotë të Republikës së Kosovë si shtet sovran dhe demokratik, në mbështetjen e për njohje të reja dhe për shumë çështje, sidomos në atë të zhvillimit ekonomik.
Pyetjes se a kanë biseduar në SHBA edhe për çështjen e veriut të Kosovës, presidenti Sejdiu tha se “kemi biseduar për të gjitha temat që janë në interes të së tashmes dhe të së ardhmes së Kosovës”.

“Natyrisht kemi shprehur shqetësimet tona për lëvizjet destruktive në veriun e Kosovës’', tha ai.

“Presidenti Bush ka qenë shumë i qartë, integriteti territorial i shtetit të Kosovës është i paprekshëm, është i garantuar, është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Thaçi.

“Për Kosovën do të ketë njohje të reja dhe asnjëherë ndarje”, theksoi ai.

Sejdiu dhe Thaçi u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministrat, ministrat e përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe nga Garda e Nderit e Trupave Mbrojtëse të Kosovës

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ

04-10-2008

“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lek...
Lexo lajmin e plotė

MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE

04-10-2008

Dhjetëra miliona njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė

SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS

03-10-2008

Një inxhiniere amerikane me origjinë kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė

PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS

02-10-2008

Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė