Agjencia
Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) është
në përgatitjet e fundit për publikimin e rezultateve të provimeve me
zgjedhje të Maturës Shtetërore.
Edmond
Lulja, drejtori i AVA-s konfiromoi sot për ATSH-në, se "rezultatet e
32 mijë maturantëve, pjesëmarrës në provime, do të publikohen nesër".
Menjëhere
pas shpalljes së rezultateve pritet të nisë procesi i përllogaritjes së
pesë komponentëve të Maturës, ndërsa listimi i fituesve për të vazhduar
studimet e larta, në bazë të kuotave të pranimit, do të publikohet
gjatë fillimit të muajit shtator.
Regjistrimet e kandidatëve
për studentë në universitetet e vendit do të kryhen në shtator, bazuar
në parimin Meritë-Preferencë (MeP). Ky proces do të zhvillohet me dy
faza, me regjistrimim paraprak dhe përfundimtar.
Pasi shpallet
lista e fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në
degët përkatëse, bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive të
IAL-ve. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm brenda afatit kohor,
të përcaktuar nga MASH dhe nëse nuk kryhet, maturanti humbet të drejtën
për të vazhduar më tej. Pas regjistrimit paraprak, hiqen nga lista të
gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar për arsye të
ndryshme dhe shpallet lista e re me fituesit përfundimtarë.
Nëse
maturantët nuk bëjnë regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse, ata
humbasin të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë. Këtë vit akademik
do të regjistrohen 20 mijë studentë në shkallë vendi.
| Tiranë | 24 | °C | |
| Prishtinë | 30 | °C | |
| Ulqin | 26 | °C | |
| Shkup | 30 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.80 |
| USD | 104.25 | 109.05 |
| GPB | 168.16 | 175.90 |
| CHF | 112.89 | 118.08 |