TIRANË; RIKTHEHET PIKNIKU NË KODRAT E LIQENIT

TIRANË; RIKTHEHET PIKNIKU NË KODRAT E LIQENIT

Tiranasit, duket se i janë kthyer gjatë kësaj vere me temperatura të larta, një traditë në dukje të harruar …!

Bëhet fjalë për organizimin e piknikëve në Kodrat e Liqenit artificial, një zonë e pyllëzuar në juglindje të Tiranës e konsideruar si mushkëria e kryeqytetit të Shqipërisë. Sipas një sondazhi të ATSH-së, rezulton se, kjo zonë  e gjelbëruar me një liqen artificial pranë ka nisur të frekuentohet nga të gjitha shtresat e popullsisë gjatë ditëve të nxehta. Dhe kjo, jo vetëm nga tiranas  por edhe nga shumë të huaj që e pëlqejnë këtë vend për t’u argëtuar, dhe për të kaluar  ndryshe ditët.

“Thuajse, çdo fundjavë e kaloj në Kodrat e Liqenit bashkë me familjen time”, thotë  Erioni, 38-vjeç nga Tirana. Gatime tradicionale përgatitur nga amvisat apo edhe barbecue , preferohen më shumë nga njerëzit  në piknik, shoqëruar dhe nga lojra të ndryshme sportive. Por jo rrallë pas një shetitje, ata preferojnë të ulen edhe në një lokal të freskët ndërtuar buzë bregut të liqenit apo edhe nën hijen e pemëve shumë-vjeçare.  
Por kryesisht njerëzit  “pushtojnë” Kodrat e Liqenit pasdite, pasi sipas tyre “kjo është koha kur është më fresk dhe më shumë qetësi”. Nuk përjashtohen këtu njerëzit që dalin për sport në këtë zonë , kryesisht mëngjeseve dhe pasditeve ndërkohë që shumë syresh frekuentojnë pishinat e ndërtuar në këtë zonë ku  vitet e fundit janë ndërtuar shumë lokalë dhe hotele .

Në fakt kur u ndërtua në vitin 1952, askush nuk e kishte menduar se Liqeni Artificial do të kthehej në një pikë orientimi për kryeqytetin. Për vite të tëra ai ishte ‘oazi’ i dashurisë ku të rinjtë mund të gjenin një vend për prehjen e dëshirave të tyre. Tinguj kitare, këngë dashurie, lokale ku mund të vallëzoje..., i përkasin tashmë një të shkuare me nostalgji zëvëndësuar me një ambjent shumë më shumë të populluar nga njërëzit e metropolit shqiptar gati i tre-fishuar me 17 vite të shkuara


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes