ROGER COHEN
New York Times
KAJRO - Ka një numër zonash luksi në skajet e këtij qyteti zvarritës me emra si Beverly Hills dhe Mayfair. Ato janë strofullat e super të pasurve të cilët janë begatuar nga lidhjet me familjen Mubarak. Një mik, Said Zulficar, vizitoi njërin dje dhe, i impresionuar nga lëndina e madhe e gjelbër pranë një vile, e pyeti sa shpenzonte për ta mbajtur të ujitur gjithë këtë bar.
Oh, tha pronari, rreth 6 000 paund egjiptianë në muaj, ose pak më shumë se 1 000 dollarë. I flladitur nga ajri i kondicionuar gjithandej në mes të një dimri të butë, Zulficar kërkoi gjithashtu të dinte në lidhje me faturën e energjisë elektrike: 10 000 paund të tjerë ose gati 1 700 dollarë. Dhe si ishte rregulluar gjithë ai ujë në një vend ku fermat nuk janë duke e marrë mjaftueshëm për ujitje, ku përdoren subvencionet për fasulet dhe bukën e përditshme për ushqimin e masës, ku nëse dikush ka rreth 100 dollarë në muaj është me fat? Oh, buzëqeshi pronari, miku im i mirë Ahmed el-Maghraby mendon për këtë.
El-Maghraby, ish-ministër i banimit, është në mesin e atyre zyrtarëve të lartë qeveritarë të cilët tani janë fajësuar dhe turpëruar nga qeveria e re e Hosni Mubarakut. Në një përpjekje të dëshpëruar për të frenuar zemërimin, brigada e fundit e Mubarakut ka ngrirë llogaritë bankare të ministrave dhe të disa ish dhe miqve të Partisë Demokratike Kombëtare kukull. Pa marrë parasysh se shumica e këtyre zyrtarëve i kanë dërguar pasuritë e tyre në Zvicër kohë më parë: pastrimi i madh është thënë se ka filluar.
Egjipti nuk është i vetmi që e gjen veten ngushtë mes të pasurve e tij dhe pjesës tjetër të gjerë të popullsisë; kjo është një prirje globale. Por në një vend me 83 milionë, ku pothuajse 30 për qind e popullsisë është ende analfabete, dhe ku hallet e mëdha shpesh varen nga raportet me të birin e Mubarakut, Gamal apo rrethin e tij, modeli ka qenë veçanërisht pezmatues.
Unë kam dëgjuar shumë ankesa në rrugët e trazuara këtyre ditëve të fundit, por nuk ka fjalë që të rishfaqen kaq shpesh si "korrupsion", "vjedhje" dhe "vjedhës," dhe asgjë nuk acaron më shumë se një sistem paligjshmërie i sponsorizuara nga shteti, ku e drejtë dhe e gabuara nuk vendoset në gjykatat, por në kokën e Mubarakut.
Egjipti kishte një ekonomi të mbështetur nga Perëndimi, të tregut të lirë të drejtuar nga një familje me përbuzje për lirinë: Kjo është problematike. Ajo i bën forcat globale ta përqendrojnë pasurinë në shërbim të një pakice të zgjedhur. "Nuk ka asnjë përgjegjësi, asnjë autoritet të pavarur gjyqësor, nuk ka oksigjen," tha një diplomat perëndimor. "Askush nuk i di parametrat. Nën çfarë sistemi jeni duke u arrestuar? Dhe në qoftë se një gjyqtar ndodh që të urdhërojë lirimin tuaj, ata të arrestojnë prapë”.
Unë jam pothuajse gati të derdh një lot për el-Maghraby dhe të tjerët e mbetur tani në të thatë: Ata janë viktima të arbitrariteteve e shumta nga të cilat kishin përfituar. Përpjekja për t'i quajtur ata tani kriminelë është e kotë. Vetëm një sistem i hapur mund t'i korrigjojë të këqijat e një sistemi të mbyllur.
Pa transparencë dhe autoritetet e pavarura që do të vinin me një qeveri të përgjegjshme dhe përfaqësuese, vjedhja vetëm do të marrë forma të reja. Dikush tjetër do ta rregullojë ujitjen për ata që luajnë hokej mbi bar, ndërsa toka bujqësore mbetet e etur.
Por në këto 10 ditë të kryengritjes të Egjiptit, është ende e paqartë nëse Mubaraku është gati të hapë rrugën për ndryshime në botën e madhe arabe. Një gjë është e qartë: koha e tij, si ajo e Zine el-Abidine Ben Ali të Tunizisë, ka kaluar. E gjithë kjo ngre një pyetje: Në emër të çfarë saktësisht kanë qenë Shtetet e Bashkuara të gatshme për të mbështetur dhe financuar një aleat përkushtimi i të cilit ishte mospërfillje e ligjit, demokracia e rreme dhe vjedhjet bruto, duke lënë pas dore gjithçka për të cilën Amerika lufton?
Ka disa përgjigje. Për t'i ndaluar xhihadistët, që kërcënojnë jetën amerikane, për të garantuar sigurinë e një tjetër aleati, Izraelit, për të përhapur tregun e lirë, të shtrembëruar megjithatë, nga të cilat SHBA korporatat kanë përfitim, për të siguruar stabilitetin në rajonin më të rrezikshëm. Hej, bota është një vend i papërkryer. Ndonjëherë zgjidhja më e mirë strategjike është pikërisht shmangia e së keqes. Nuk ndodhte vetëm gjatë Luftës së Ftohtë që banditët tanë të kenë hisen e tyre.
Unë i kuptoj të gjitha këto argumente. Teksa banditët tanë ikin, Mubaraku ka mbetur i fortë. Por pikëpamje të tilla kanë vijuar nëpërmjet një verbërie sistematike: mosgatishmëria për të parë se në Lindja e Mesme ka evoluar; se hipokrizia amerikane është transparente për të gjithë; se partitë islamike mund të drejtojnë ekonomi të lulëzuar dhe demokraci si ajo e Turqisë; se zemërimi popullor ujit kopshtet e kauzës xhihadiste; dhe se mbështetja më efektive e Izraelit nuk është ajo që e lë Izraelin të mbyllur në një vijë mbrojtëse, por ajo që e inkurajon atë për të krijuar lidhje me forcat e modernizimit në Lindjen e Mesme, jo më në Bregun Perëndimor. Demokracitë mund të bashkëjetojnë me ekstremistët fetarë të organizuar politikisht, si e dëshmon vetë Izraeli. Kjo është një nga pikat e forta të tyre.
Në Sheshin Tahrir, mini-republikë që është niveli zero i kryengritjes egjiptiane, unë u takova me Seif Salmawy, drejtor i një kompani botuese. Ai ishte i qeshur, e pyeta pse. "Papritmas ne jemi qenie njerëzore," tha ai. "Ne mendojmë se mund të vendosim dhe se ajo që ne do të vendosim ka vlerë, dhe se ne kemi disa vlera si njerëz. Më parë ishte presidenti, policia, ushtria dhe paratë e tyre: Ne njerëzit ishim atje vetëm për t'u shërbyer atyre”.
"Ne njerëzit." A nuk fillojnë kështu gjëra të tilla si "mirëqenia e përgjithshme"?
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |