Kosova do tė ketė mbėshtetjen e vazhdueshme tė Shteteve tė Bashkuara nė ndėrtimin e demokracisė

Kosova do tė ketė mbėshtetjen e vazhdueshme tė Shteteve tė Bashkuara nė ndėrtimin e demokracisė

Zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Thomas Countryman ka deklaruar të premten në Prishtinë se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e demokracisë, institucioneve dhe zhvillimin e ekonomisë. Pas takimit me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaci, Countryman tha se "qeveria e re do të formohet së shpejti dhe ajo do ta ketë një axhendë të plotë për ta zhvilluar ekonominë, për të mundësuar rritjen në zhvillimin e saj dhe krijimin e vendeve të punës, për të vendosur sundimin e ligjit, për të pavarësuar institucionet shtetërore, gjyqësinë dhe drejtësinë”.


/atsh/
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek