Vladimir Lame
"Ju si erdhet keshtu mes plumbave?" - degjova i befasuar pyetjen qe kishte cudine, meshiren, zemergjeresine dhe kureshtjen mbi vete. Shefja e KiE- per Ballkanin Perendimor dhe kolegia e saj, mberriten ne sallen 10 te takonin jo pak po 45 studente shqiptare, te paret e historise se Pallatit te Evropes. Kishim kaluar te gjithe nen mrekulline e liberalizimit te vizave, pa asnje pyetje, kerkese bilete kthimi, siguracioni shendetesor, eurosh ne xhep apo ne karte krediti etj, etj. Nje pyetje nuk iu be 45 te ftuarve te Evropes ne aeroportin e Baselit rruges per ne Strasburg. Por pyetjen e tyre une e prita me siklet. Barra e njezet viteve demokraci, me rrebeshe plumbash, bombash, nderrime e kerkime pushtetesh, pasurimesh kuq e blu, nuk ish e jona. Ne kishim mberritur aty ku mendjen na e kishin mbushur ta urrenim, njerez qe duket sikur nuk jetuan ne Shqiperi. Ne ishim lektoret e rinise intelektuale asaj qe duhet te marre stafeten e politikes shqiptare sipas Evropes. Por stafeten e japin ne liste te mbyllur te pakten tre lidere me emer e mbiemer. Ata pronaret e listave te mbyllura me hic demokraci, mungonin ne perballjen tone kete fund Janari, ku disa shqiptare andej-ketej kufirit aludonin te ishin marre me heqje e shitje veshkash, roberish serbe. Te zene me bulevardin e Tiranes, me kutite me hirin e fleteve dhe me gjithcka tjeter qe vjen ere pushtet. Keshtu qe pyetja apo cudia qe ne kishim ardhur gjithsesi korrekt, ne pergjigje te fteses se Evropes m'u duke meshirim pa vend dhe une thjesht ktheva: "We are here the same European`s like you!" Tentativat tona per te kontaktuar kreret e delegacionit shqiptar ne KiE kishin deshtuar. Ndersa zume vend ne lozhen e debatit mbi te quajturin trafik organesh, Dick Marti do te merrte goditjen tone publike me kunder duartrokitje dhe dinjitetin kombetar. Dick Marti u habit, madje u corodit, kur iu desh te kthente pas kurrizin e tij dhe me shikimin siper mjekres, drejt 45 studenteve shqiptare ne llozhen hijerende te Pallatit te Evropes ne Strasburg. Per ata qe e rrethonin pas rreshtit te pare, ne ate salle nuk kishte ndodhur kurre qe ne kor te brohoritej ne favor te nje diskutimi te nje anetari te Asamblese. As Shpetim Idrizi perfaqesuesi i nje partie minore nga Tirana, nuk do kishte menduar qe do te gjente aty nje elektorat ne kete rast mbarekombetar. Kjo ish tabloja e paradites se 25 Janarit dita kur Keshilli i Evropes hapi dyert per here te pare per nje grup kaq te madh studentesh nga Tetova e Tirana, deshmitaret e nje aktakuze qe u peshtjellua muajt e fundit mbi te sapolindurin shtet te Kosoves. Ne emer te patriotizmit, ketyre intelektualeve te rinj u ra nje fat te degjojne direkt nje film te inskenuar nga lobet pan-sllave ne Keshillin e Evropes ne spekulimin me interesant mbi varre te humbura, mbi kocka te humbura, mbi gjurme gjaku te thare e te shuar dhe mbi nje kujtese qe flet mbi nje regjim qe ka derguar ne boten e pertejme idhullin e heshtur te Martit, Sllobodan Milloshevic. Nuk mund te ndodhte ndryshe. E gjetur ne disfate totale pas interpretimit legal te pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, makineria serbe me qender ne Moske dhe me rrenje ne Beograd, iu pervesh ofensives qe nisi nga themelet e nje libri te ndryshkur edhe pse Karla Del Ponte kish shkuar pertej fantazise me te avancuar sllave me gjenerale dhe ushtri te vdekur, te veshur me te ashtuquajtur mantele doktoresh ne male ku shkembinjte ruajne ngulur ne nentoke, eshtra e hordhi lufterash e beteja ndonjehere edhe pa emer. E gjithe kjo skene, u soll ne teatrin e projektuar nga Dick Marty ne sallen e nje organizate qe nuk prodhonte me prej vitesh as nje rresht lajm. Te nje organizate ne kufijte e ekzistences ku cdo tre muaj sajohen axhenda dhe duhet tashme te sajohen raporte. Ne kushtet e mbijeteses se karrieres se nje organizate dhe te nje ish prokurori te veshur me imunitet politik, Evropa e vjeter dhe e re, u desh te supozonte dhe te detyrohej te imagjinonte dhe me ne fund te zgjidhte aktoret negative me emrin shqiptare dhe Kosovare. Ne ushtrine e fitimtareve, duheshin gjetur viktimat qe duhen denuar ne emer te ekuilibrave apo listave per menjanime politike ne kuader te stabilitetit te gjeopolitikes Ballkanike. Gjithcka ndodh ne paradhomen e Bashkimit Evropian, ku gjithsesi edhe aty nuk ka ende konsensus se si do integrohen serbet, shqiptaret, viktimat, te dhunuarit, te humburit, te ikurit, te shperngulurit, krimet e luftes dhe kufijte e vetem te mbetur ne kontinent. Sa arritem ne Keshillin e Evropes, lajmi u perhap se po arrijne disa studente shqiptare te cilet do te ishin brenda ne salle dhe do te ndiqnin punimet e Asamblese Parlamentare ne aktin final mbi te perfolurin muajt e fundit ne mediumet dhe brenda shoqerise shqiptare "Raportin Marti". Zhurma kishte filluar shume me heret kur politika jone e jashtme shqiptare ne Shqiperi dhe ne Kosove ishte ne gjume, e pakoordinuar dhe e pa unifikuar. Kur hyjme ne salle, sapo kishte filluar seanca dhe ne ate moment po fliste Marti, me fare pak mister per ate qe tashme ishte e ditur per ne dhe opinionin e gjere. Gjate fjalimit te tij, une verejta tri interpretime: E para, Marti te gjithe raportin e kishte ndertuar ne baze te akuzave qe i kishte paraqitur ne librin e saj Karla del Ponte dhe bindjeve te saja gjate luftes dhe pas saj kishin ndodhur veprime te cilet, Marti mendon se nuk jane zbardhur ende duke akuzuar jo popullin shqiptar per krime, vrasje dhe trafikim organesh per individe dhe grupe te caktuara dhe e gjitha kjo sipas tij ne baze te informacioneve te sherbimeve te ndryshme sekrete, informacione gazetash, supozime dhe thashetheme te cilat kane qarkulluar nga struktura te caktuara. E dyta, Marti akuzonte drejtpersedrejti, lidershipin politiko ushtarak shqiptar gjate luftes dhe pas saj, te cilet sipas tij kane penguar hetimet pasi ato i prekin ato ne menyre direkte apo indirekte ne karrierat e tyre politike. Sipas tij: "Kam dokumente te duhura qe ne momentin e duhur do t'i publikoj". E treta, roli i nderkombetareve gjate luftes dhe pas saj, ka qene indirekt ne mbulim te krimeve mbi rober serbe, te detyruar te operohen ne kushte klinikash ilegale kirurgjikale neper malet e kufirit shqiptaro-shqiptar. Me pak fjale, amerikanet dhe aleate te tyre te implikuar apo bashkepunues ne ate te ashtuquajturen aventure me "krime te ketij lloji ne Kosove". Misionare pertej Atlantikut qe rivendosin keshtu pushtete dhe emerojne klase politike mes rreshtave te gueriljes shqiptare qe paketon veshka serbesh dhe i shet me shumice e pakice ne tregun cifut. Keto interpretime do t'i permbyllja me nje thenie tjeter te tij: "Gjate perpilimit te ketij raporti, kam takuar familjare te te zhdukurve serbe dhe kosovare, te cilet ende i kerkojne njerezit e tyre, me jepni shansin qe te fillojme hetimin dhe te zbardhim te gjitha krimet dhe te pagjeturit ne Kosove". Dick Marti sipas kolegeve te tij te vjeter e te ri ne Ansamble kishte integritet dhe reputacion te pa cenuar. Gjate diskutimeve dhe debateve per amendamentet te cilat i kishte propozuar delegacioni shqiptar, degjohej refreni qe ne as kemi mbuluar, as kemi penguar hetime dhe karvani i Dick Martit mund te vizitonte te gjitha shtepite e lyera me te verdhe ne male dhe kudo tjeter. Por Rusmali, Kryetari i delegacionit parlamentar nga Shqiperia, ia doli te binde auditorin te pranoje dy amendamente ne trupin e rezolutes Marti, per eshtra, operacione kirurgjikale dhe serbe te mbetur pa veshka. Keto gjeten mbeshtetje nga pjesemarresit ne salle, atehere kur ne momentin kur vete perpiluesi i raportit, Marti, pajtohej per kete. Rusmali, Idrizi, Gjiknuri e Trashani, do te kishin me vete edhe deputeten e BDI -se, zonjen Ermira Mehmeti Devaja. Madje Mehmeti shkoi pertej shqiptarizmit patriotik te shfaqur nga koleget nga Tirana, cka deshmon se kryetari Ahmeti, kish dhene planimetrine e duhur anti Marti rezolute. Ajo qe duhet qartesuar per opinionin e gjere dhe tashme te gjithe e kane te qarte, raporti i Martit eshte i ndertuar ne dyshime rrenjesore. Dick Marti, shpeshhere per procese dhe vendime qe kane ndodhur ne Kosove gjate dhe mbas luftes, ka qene dhe eshte shprehur kunder tyre, si intervenimi i NATO-s ne Kosove, Pavaresimi i Kosoves dhe se fundi me lobimin e tij me qendrimin e Keshillit te Evropes ndaj Kosoves. Ajo qe me pelqeu nga Delegacioni Shqiptar dhe fjalimet e tyre gjate diskutimeve, ishte qe ato u treguan jo emocionale por racionale dhe me maturi ne ate, se te gjitha akuzat qe ne kete raport po i demtojne shqiptaret, te zbardhen dhe te hetohen sa me shpejt, qe me ne fund te dale e verteta. Perfaqesuesit tane nga Shqiperia, gjate votimit nuk votuan ne menyre te njejte, disa kundra dhe disa pro Rezolutes. Perfaqesuesja shkupjane znj. Ermira Mehmeti Devaja, e cila gjate tere seancave ishte aktive, abstenoi gjate votimit te rezolutes, e jo sikurse perfaqesuesit e Shqiperise, te cilet kohe pas kohe dilnin dhe mungonin ne diskutime te rendesishme sikurse ne diten e dyte te punimeve, te cilet ne vend te qendronin brenda dhe te marrin pjese aktive gjate debateve qe po zhvilloheshin ata po shfrytezonin Strasburgun per "shopin" d.m.th. blerje teshash me 50% ulje. Delegacionet nga shtetet e "lindjes" ne krye me Rusine dhe Serbine, po e shfrytezonin Raportin Marti qe te ndalojne proceset integruese te Kosoves, shtimin e njohjeve, prishjen e imazhit dhe per ta dobesuar perkrahjen nderkombetare te Kosoves, sidomos tani para fillimit te bisedimeve direkte Serbi-Kosove. Delegacionet e disa shteteve perendimore dhe Turqise te cilat po shprehin disa rezerva dhe kundershtimet e tyre sidomos per trafikimin e organeve, per shtepine e verdhe apo gjenocid dhe shfarosje etnike dhe kerkonin qe hetimi te filloje sa me shpejt, te mbizoteroje transparenca dhe te zbardhet perfundimisht kjo ceshtje e shumediskutuar qe ne brendi permban shume supozime dhe thashetheme, te mbrohen lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te mbrohen deshmitaret ne terren. Me erdhi mire, kur takova perfaqesuesit nga Kosova ne krye me z. Xhavit Halitin dhe z. Enver Hoxhaj, te cilet takonin personalitete te ndryshme, duke biseduar drejtpersedrejti me to dhe duke u treguar te gatshem per bashkepunim nderkombetar dhe po ashtu do te permendja edhe nje cast te rendesishem, ate te pershendetjes se z. Xhavit Halitit me Dick Martin, perballjen dhe njohjen e tyre. Si perfundim, do te kisha thene se shqiptaret po hyjne ne sfida dhe beteja te reja, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Komunikimi ndershqiptar, duhet edhe me tutje te perforcohet. Opozita shqiptare, sidomos disa individe apo grupe te caktuara ne Kosove, duhet te kene kujdes kur behet fjale per interesa shteterore qe mos bien ne kurthe dhe te jene ne linje te njejte, qe i sajon Beogradi dhe Rusia kunder UCK-se, Ramush Haradinajt, Hashim Thacit dhe bashkepunetoreve te tij te cilet kontribuan para luftes, gjate, pas saj dhe po kontribuojne ende ne shtetndertimin e Kosoves. Faktori nderkombetar, tashme ka filluar me fshesen politike dhe me pastrimin e skenes politike ne Ballkan. Ne Kosove po ndertohet nje gjenerate e re politike ne krye me Hashim Thacin, e cila do t'u prije proceseve te reja te pajtimeve ndermjet fqinjeve, sidomos me Serbine dhe anetaresimin ne organizatat euroatlantike. Ne Shqiperi, po fryn era e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare dhe krijimin e nje ekipi te ri me vizione dhe gjuhe bashkepunimi nderpartiak, kurse ne Maqedoni, po shkohet deri kah vera avazi i vjeter dhe duke u komplikuar edhe me tej ceshtjet, duke kaluar me tej ne zgjedhje te parakohshme dhe me nje rikonstrukturim te ri te partise me te madhe shqiptare BDI dhe me nje opozite konstruktive, ku ne ceshtjet madhore do flase gjuha e perbashket politike. Rasti i Dick Martit dhe raste te tjera, besoj se jane prova shume me te medha se ferkimet dhe gjuha e ashper e brendshme politike, prodhon pasoja te medha ne politiken e jashtme dhe na dobesojne shume rolin tone shqiptar ne skenen nderkombetare. Progresi e progresistet, jane ne dilemen e konsiderimit nga shqiptaret. Keta te fundit, ne testet e njezete viteve, kane votuar e jo ndeshkuar goditjet mbi institucione me veze, gure, shkopinj, plumba, tanke e bomba Molotov. Emigrimi, kthimi, kulturimi yne mbetet ne pikepyetje sepse ne jemi te detyruar ne shumicen e popullsise te mbetemi ne nivelin e viteve te Enverit ne rresht, ne frike e aspak si tek lindoret e tjere qe vetekorrigjuan veten dhe riperterihen elitat. Fajin dhe negocimin ne e kerkuam ne Krokodil, ku studentet tane ishin pelegrinet e pare ne nder te nje darke te famshme qe mbarti ne fakt njezet vjet histori dhe lenien tone ne meshire te fatit tone, ne kerkim te Evropes. *Analist i Marredhenieve Nderkombetare
Botuar në gazeten Koha Jone
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |