PDK dhe AKR ende nuk kane arritur nje marrveshje

PDK dhe AKR ende nuk kane arritur nje marrveshje

Partia Demokratike e Kosovës, fituese e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, dhe Aleanca Kosova e Re nuk kanë arritur ende një marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës, por kanë lenë të hapur mundësinë për vazhdimin e bisedimeve. Marreveshja ka ngecur pasi AKR, që drejtohet nga Behxhet Pacolli ka refuzuar ofertën e Partisë Demokratike që ajo të ketë kryetarin e parlamentit të Kosovës, postin e zv/kryeministrit dhe të paktën 4 ministri në kabinetin e ri qeveritar. AKR këmbëngul se do të hyjë në koalicionin e ri qeverisës vetëm nëse Pacolli merr postin e presidentit. Kryetari i PDK, Hashim Thaçi nuk është i gatshëm aktualisht t’i ofrojë postin e Presidentit zotit Pacolli, pasi kryesia e PDK ka vendosur rikandidimin e Jakup Krasniqit për këtë post.


/atsh/
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek