“Këto ditë jam e angazhuar rreth këngës së re, në të cilën jam duke punuar. Ka mbetur vetëm edhe incizimi dhe aranzhimi i këngës. E sa i përket duetit me Adelinën, mund të them se planet janë, por ka kohë deri te realizimi.
Është shumë e padrejtë nga ana ime nëse do të jepja ndonjë datë e nuk do ta realizonim në atë datë këngën. Pasi nuk e di as vetë se kur ajo do të dalë, jam edhe e kufi zuar të fl as”, thotë për “Infopress” këngëtarja Zanfi na Ismaili, ndërsa shpreh dëshirën e saj për një duet të mundshëm me të motrën.
Angazhimet për të sa vijnë e shtohen, ndërsa krijimet pasuese në botën e artit e çojnë drejt një kënge të re. Janë këto planet aktuale të këngëtares Zanfi na Ismaili, e cila teksa plotëson ditët me prezantime ‘live’, nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, një pjesë të kohës ia ka dedikuar edhe punës rreth këngës së re. “Këto ditë jam e angazhuar rreth këngës së re, në të cilën jam duke punuar. Ka mbetur vetëm edhe incizimi dhe aranzhimi i këngës. Kjo nuk merr edhe shumë kohë, por pas kësaj e kam në plan që këngën ta plotësoj edhe me një klip, kështu që besoj se deri në muajin prill kënga do të jetë e gatshme për transmetim”, tregon Zanfina.
Edhe me një koncert humanitar
“Është një këngë më ritmike. Është e punuar nga DJ ‘Zap’. Me këtë të fundit kam bashkëpunim qysh nga vera e vitit të kaluar dhe deri tash jam shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim. Tekstin e ka shkruar Dastid Latifi . Deri më tash jam ndarë shumë e kënaqur me çdo gjë, por do presim fi nalizimin e këngës e më pas reagimin e publikut. E sa i përket klipit mund të them vetëm se ai duhet të bazohet në tekstin e këngës. Teksti fl et për dashurinë, por që në këtë rast ‘unë’ nuk jam duke vuajtur për një djalë, por në një mënyrë ai për mua. Të shohim se si do të reagojë publiku…”.Përveç angazhimeve në studion muzikore, këngëtarja është mjaft e angazhuar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme me të kënduarit ‘live’. Thotë se e presin dy javë përplot angazhime, ndërsa do startojë me një mbrëmje humanitare. “Nëse bëjmë një krahasim, mund të them se jam më aktive shumë më shumë sesa në dimrin e kaluar. Qysh nesër do vazhdojnë angazhimet. Do jem në një koncert humanitar, i cili organizohet për një vajzë të sëmurë nga Gjakova. Javën e ardhshme do të jem në Zvicër për festën e Shën Valentinit. Edhe për Ditën e Pavarësisë besoj se do të këndoj në sheshin “Nëna Terezë”, kështu që kam shumë angazhime, sidomos këto dy javët që do vijnë”.
Ka kohë deri te realizimi…
E sa i përket duetit të mundshëm me të motrën, Zanfi na shpreh dëshirën për një realizim të tillë, ndërsa pohon me plot bindje se tani për tani ai është vetëm një plan, pa ndonjë angazhim më konkret. “Për momentin këto janë vetëm plane. Nuk është realizuar asgjë konkrete në këtë aspekt, por unë shpresoj sinqerisht se të gjitha këto do të realizohen, por që mendoj se është pak herët të fl itet për këtë. Por, pasi lajmi veç ka dalë, mund të them se planet janë, por që ka kohë deri te realizimi. Është shumë e padrejtë nga ana ime nëse do të jepja ndonjë datë e nuk do ta realizoja në atë datë. Pasi nuk e di as vetë se kur ajo do të dalë, jam edhe e kufi zuar të fl as”, përfundon këngëtarja.
Melihate Gashi
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |