Lufta e hapur mes: Galaxy Tab 10.1, HP Touchpad, Xoom dhe iPad

Lufta e hapur mes: Galaxy Tab 10.1, HP Touchpad, Xoom dhe iPad

Samsungu ka hyre ne nje konkurence koke me koke me Motorolan pasi paraqiti Galaxy Tab 10.1, nje Tablet Android gati identik me Xoomin nga Motorola.

 

Por lufta e saj nuk eshte vetem me Motorolan por edhe me HP e cila pritet te lancoja Touchpadin e saj, si edhe me te famshin iPad.

 

E gjithe kjo beteje permblidhet ne nje ekran 10 inch sepse te njejta jane permasat e tyre.

 

Si Motorola Xoom, edhe Galaxy Tab do te operojne me sistemin operativ Android. Fakti qe ato do te perdorin te njejtin version te Androidit tregon se Google nuk i ka lene kohe te bejne kostumizimet e tyre personale

 

Por ngjashmerite nuk perfundojne me kaq. Te dyja kane ekran me prekje me madhesi 10 inch dhe rezolucion 120 x 800 pixels, procesor dual core 1GHz.

 

Xoomi ka nje kamera prej 5 megapixel ndersa Tab 10.1 operon me nje kamera 8 megapixel

 

Tabi eshte me i lehte dhe me i holle se sa Xoomi, Touchpadi apo iPadi. Nderkohe qe iPad nuk ka kamera ndersa Touchpadi do te kete vetem nje kamera frontale.

 

Cmimi eshte e panjohura me e madhe e ketyre konkurenteve. Zerat thone se Xoomi mund te kushtoje mes 800 deri ne 1200 $, shume me shume se sa cmimi fillestar i iPadit qe fillon nga 499$.

 

Apple nga ana e saj nuk ka mbaruar akoma se surprizuari. Ajo pritet te nxjerre ne treg versionin me te ri te iPadit, i cili do te kete permiresime te ndjeshme ne shume parametra si psh: dual camera, procesor me i shpejte dhe me shume RAM.

 

Nese iPadi edhe pas ketyre permiresimeve do te kete perafersisht te njejtat cmime, do te jete nje beteje shume e veshtire per ta mundur nga e konkurenteve.


http://www.tech.al/lufta-e-hapur-mes-samsung-galaxy-tab-10-1-hp-touchpad-motorola-xoom-dhe-apple-ipad/
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek