Sot mbledhja e fundit e Qeverise se Kosoves

Sot mbledhja e fundit e Qeverise se Kosoves

Qeveria në dorëheqje e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, mblidhet sot pasdite. Kjo mund te mbledhja e fundit e qeverisë së Kosovës në largim, kur mendohet që javën e ardhshme të përcaktohet Qeveria Thaçi 2. Seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet të hënën më 21 shkurt, ndërsa bisedimet për koalicionin qeverisës shkojnë drejt përfundimit. Institucionet e reja të Kosovës dalin nga zgjedhjet e para nacionale-parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, tre-vjetori i së cilës festohet te enjten në te gjithë vendin.


/atsh/
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek