I njohur në skenën e festivaleve pas viteve '90, këngëtari Adhurim
Demiri këtë vit u rikthye pas dhjetë vitesh në Festivalin e Këngës në
RTSH. "24 orët" titullohej kënga me të cilën ai erdhi këtë vit në
festival, e cila u mirëprit nga publiku. Këngëtari ka vite që është
larguar në Vjenë të Austrisë së bashku me familjen e tij, ku ka ndërtuar
një jetë larg këngës. Në emisionin "Kontakt Vip" këngëtari tregon jetën
e tij në Vjenë, ndërsa thekson se atje nuk është muzika që ai pëlqen
dhe i përshtatet atij. Vite më parë ai u bë i njohur dhe me grupin "X",
si një ndër pjesëtarët kryesorë të tij, e ndërsa flet me nostalgji për
ditët e famës ai tregon se pengu i tij artistik është një koncert
recital të cilën nuk ka mundur dot ta realizojë deri tani. Gjimnazisti i
"Petronini Luarasit", rrëfen në këtë intervistë dhe përjashtimin e tij
nga shkolla, duke e cilësuar si periudhën më të errët të jetës së tij.
ShtypiDites, Radio kontakt