Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituese e zgjedhjeve të para
nacionale-parlamentare në pavarësi, nënshkroi te shtunen pasdite
marrëveshje koalicioni për formimin e Qeverisë së re me Aleancën Kosova
e Re (AKR), subjektin serb Partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe
përfaqësues të Grupit Gjashtë Plus, të përbërë nga deputetë nga
minoritetet e tjera. Pas firmosjes së zyrtarizimit të koalicionit,
kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i nominuar mandatar për krijimin e
Qeverisë së re, tha se këto janë marrëveshje për punë të përbashkët për
një Kosovë të re evropiane të të gjithë qytetarëve të saj. Kryetari i
AKR-së, Behgjet Pacolli, kandidat për president Republike, u zotua për
punë me përkushtim për të drejtuar vendin drej integrimeve
euroatlantike, në interesin e të gjithë kosovarëve.
ShtypiDites