Jakup Krasniqi kryetar i ri i Kuvendit te Kosoves

Jakup Krasniqi kryetar i ri i Kuvendit te Kosoves

Kuvendi i ri i Kosovës me 120 deputetë të Legjislaturës IV të zgjedhjeve parlamentare, i mbledhur sot ne seance konstituive, zgjodhi si kryetar Jakup Krasniqi. Nënkryetarë të Kuvendit u zgjodhen Xhavit Haliti (PDK), Sabri Hamiti (LDK) dhe Glauk Konjufca (Vetëvendosje). Gjithashtu Petar Miletiq dhe Enis Kervan u zgjodhen si nënkryetarë nga partitë e komuniteteve. Udhëheqësit kosovarë kanë lënë të hapur mundësinë që të votohet edhe për zgjedhjen e presidentit dhe të qeverisë, pasi Partia Demokratike, fituese e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion me Aleancën Kosovën e Re, subjektet politike të pakicave dhe Listën Ibrahim Rugova. Sipas marrëveshjes për koalicion, posti i presidentit do t’i takojë liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ndërsa PDK do të udhëheqë me qeverinë dhe parlamentin.


/atsh/
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek