"Fundi i dialogut teknik me Serbinë, për të cilin përgatitjet janë në
përfundim, do jetë i suksesshëm për Kosovën", deklaroi kryeministri
Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Ndersa bëri të ditur se janë në
përfundim përgatitjet për fillimin e dialogut teknik mes Kosovës dhe
Serbisë, Thaçi tha se, "ky dialog shënon një ndër proceset e rëndësishme
në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”. Ai dha
detaje të axhendës, ku dialogu do të fokusohet në sigurimin e lëvizjes
së lirë të qytetarëve të dy vendeve, qarkullimin e mallrave dhe kthimin e
dokumenteve të mara ne Kosove gjatë luftës. “Kosova pret që fundi i
këtij dialogu të jetë i suksesshëm për Kosovën që ta gjejë në familjen
evropiane” tha Thaçi.
ShtypiDites