Kuvendi i Kosovës voton buxhetin provizor në unanimitet

Kuvendi i Kosovës voton buxhetin provizor në unanimitet

Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, me praninë e 114 deputetëve, miratoi me votimin unanim dhe të opozitës, propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin mars të vitit 2011.Grupi parlamentar i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),deklaroi në seancë se e mbështet këtë kërkesë të qeverisë "duke mos dëshiruar në asnjë mënyrë të bllokojë funksionimin e institucioneve tona".Në kushtet kur Kuvendi ende nuk e ka miratuar buxhetin e Kosovës 2011 për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha para deputeteve se kjo shtyrje buxhetore është shumë e nevojshme, pasi që nga 28 shkurti agjencitë buxhetore nuk kanë mundur të bëjnë asnjë pagesë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek