PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara sot:

Gazeta "Mapo"
DEBATI TOPALLI-DOKLE, PS: S’E ZBATOJMË RREGULLOREN E RE
Byroja përjashton 3 javë Taulant Ballën për shpifje, pasi sheh filmiimet e seancës së të enjtes.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete: 
Tragjedia e skrapit, vdesin pesë persona në Gramsh dhe Ersekë.
Përplasjet në FRESSH, ja si dështoi protesta kundër Bashës.
Berisha: më 2017-ën Shqipëria vend i zhvilluar.

Gazeta "Shekulli"
EMRAT PS-PD PËR BASHKITË KRYESORE DHE KANDIDATËT E OPOZITËS PËR JUGUN
Lista e emrave që pritet të ndeshen për bashkitë e mëdha Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër dhe Korçë

Tituj të tjerë të kësaj gazete: 
Drama e mbijetesës, 5 të vdekur në Ersekë dhe Gramsh.
Dossier/ 12 histori divorcesh e prag-divorcesh në politikën shqiptare.

 

 

Gazeta “Panorama"
TRAGJEDIA/ SHEMBET NDËRTESA E SKRAPIT, TRE TË VDEKUR
Vdesin dhe dy punëtorë në Ersekë/ Një tragjedi e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në një fshat të gramshit, ku nga shembja e një ndërtese kanë gjetur vdekjen tre persona, nga 22 deri në 37 vjeç.

Tituj të tjerë të kësaj gazete: 
Topi në Hungari: Të respektohet data e zgjedhjeve
FRESSH në protestë, Arvizu takon policët.
CEZ dështoi me arkimet, ERE: Prandaj u rrit çmimi.

 

 

Gazeta Shqiptare
SHQIPËRIA: TË LARGOHET GADAFI, KA VRARË NJERËZ
Jemeni, përplaset Ministria e Jashtme me Ministrinë e Mbrojtjes: Kemi nivel të ulët marrëdhëniesh.

 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete: 
Përgjaket vendi 5 të vdekur në Elbasan e Skrapar.
Dalin emrat e përballjeve në minibashkitë e Tiranës.
Vrasjet në Gjermani, Topi letër Obamës. Fton partitë në zgjedhje.

Gazeta “Tema”
HUNGARIA: STATUSI KANDIDAT, JO GJATË PRESIDENCËS SONË
Në fund të këtij viti mund të shpresojmë të kemi një përgjigje të dytë për kërkesën e Shqipërisë si vend kandidat në BE.

Gazeta “Rilindja Demokratike”
RAMA, PRESION GJYQTARIT: “GJEJ VRIMË KU TË FUTESH”

 

 

Gazeta “Integrimi”
ARVIZU: PËRGËZOJ PROFESIONALIZMIN E FORCAVE TË POLICISË GJATË PROTESTAVE TË PS-së

 

Gazeta "Zeri i Popullit"
SURROI DËNON VRASJET: NUK NDODH NË EUROPË QË POLICIA TË QËLLOJË MBI DEMONSTRUESIT 

Gazeta “Bota sot” 

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS NË KONTEJNERË, MINISTRAT NË KOLLTUKË TË BUTË 
Dy kontraste të pushtetit në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Edita Tahiri niset për Bruksel me rezolutën e Kuvendit 
Franca Bekenbauer, ambasador nderi i Kosovës 

Gazeta “Epoka e re” 

KUÇI: S’KA BISEDA PËR STATUSIN 
SHBA e BE garantojnë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
“Epopeja e UÇK-së” nis sot 
SBASHK: Nuk presim më pas 1 prillit 


Gazeta “Express” 

PROPOZIMET E LEHTËSUESIT 
Në takimin e parë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për CEFTA-n, doganat dhe librat kadastralë. Burime të Express thonë se ndërmjetësuesi Robert Cooper do të propozojë që në takimet e ardhshme të CEFTA-s të mbahen sipas formulës Gymnich. Derisa zgjidhjen për funksionalitetin e Pikës 1 dhe 31 të Doganës së Kosovës, ai e sheh tek aplikimi i vulës me mbishkrimin “Kosovo”, e jo Republika e Kosovës, apo “Kosovo/UNMIK” siç kërkon Serbia. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rrëfehet terroristi 
E presin gjykatën 

Gazeta “Koha ditore” 

QEVERIA ENDE PA PLATFORMË TË BISEDIMEVE 
Platformat e vetme zyrtare të dialogut që janë deri tash janë një varg temash që i ka mbledhur lehtësuesi i bisedimeve, Robert Kuper, e që kanë të bëjnë me marrëdhënie ndërmjet dy vendeve dhe një platformë të bisedimeve që e ka përgatitur shefi i ekipit serb të bisedimeve Borko Stefanoviq. Një platformë është hartuar edhe me iniciativën e shoqërisë civile në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Në rivotimin e mundshëm Pacolli s’i ka të 62 votat 
Kosova, buzë greminës 

Gazeta “Kosova Sot” 

“TREPÇA” NË DUART E NDËRKOMBËTARËVE 
Edhe pse Kosova e ka një ligj të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe institucionin që e ka për mandat privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, AKP-në, privatizimi i ish-gjigantit “Trepça” ka filluart me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48, në bazë të së cilës Gjykata Supreme e lejoi fillimisht privatizimin e 7 ndërmarrjeve. Edhe pse AKP-ja e ka adresuar këtë problem te Qeveria dhe Parlamenti, institucionet më të larta të vendit ende nuk kanë një qëndrim lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme, që do ta zhvlerësojë strategjinë e Qeverisë për sektorin e minierave dhe “Trepçën” në veçanti 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Nis me të pagjeturit, të zhvendosurit 
Kompensimi i dëmeve dhe kërkimfalja publike 


Gazeta “Zëri” 

QINDRA POLICË NËN “LLUPËN E DREJTËSISË” 
Nën dyshimin se janë përfshirë në korrupsion, krim e vepra tjera penale, 333 policë do të dalin shpejt para gjyqit 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rezolutë për bisedimet 
“Kosova e Re” rrezikon të dështojë


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek