Në Kosovë kanë filluar manifestimet në përkujtim të 13 vjetorit të betejës së Prekazit që shënoi dhe fillimin e luftës gati dy vjeçare. Në 5 mars të vitit 1998, forcat serbe rrethuan familjen Jashari dhe gjatë disa ditë luftimesh humbën jetën 54 anëtarë të familjes përfshirë dhe Adem Jasharin, komandant legjendar i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhjetë vjet pas asaj beteje Kosova shpalli pavarësinë e njohur nga 75 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Presidenti Behgjet Pacolli e Kryeministri Hashim Thaçi kanë theksuar se ishte sakrifica e dëshmorëve që çoi në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |