Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën në një seancë plenare për të
debatuar mbi cështjet praktike që do të dikskutohen në bisedimet
Prishtinë-Beograd që pritet të nisin në 8 mars në Bruksel me
ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas shtypit të sotëm kosovar,
Kuvendi i Kosovës pritet te miratojë një rezolutë për bisedimet
Prishtinë- Beograd. “Një draft i kësaj rezolute tashmë po qarkullon
nëpër grupe parlamentare, i “dizejnuar” nga partitë në pushtet. Nuk
përjashtohet mundësia që dhe Lëvizja Vetëvendosje të paraqitet në
Parlament me një dokument të saj, kundër bisedimeve me Serbinë”, thekson
shtypi. Edita Tahiri, kryetare e delegacionit kosovar në këto bisedime e
ka vlerësuar si të pamundur realizimin e synimit të Beogradit për të
diskutuar cështjen e statusit, pasi sipas saj një gjë të tillë nuk e
mbështet faktori ndërkombëtar.
ShtypiDites