MPJ pėrshėndet fillimin e dialogut Kosovė - Serbi

MPJ pėrshėndet fillimin e dialogut Kosovė - Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, si dy shtete të pavarura në zgjidhjen e çështjeve të dobishme e praktike në shërbim të qytetarëve të dy vendeve fqinje. Në nje deklaratë për mediat theksohet se "vlerësojmë se dialogu i drejtpërdrejtë mes dy shteteve fqinje e sovrane është i domosdoshëm për zgjidhjet e problemeve, që jo vetëm do përmirësojnë jetën e qytetarëve të dy vendeve, por do të kontribuojë dhe për paqe e stabilitet në rajonin tonë dhe të ardhmen evropiane. MPJ mbështet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në këto bisedime, duke ritheksuar se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, i njohur nga 75 shtete, që i ka kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek