Anija e hapësirës Discovery ka përfunduar misionin e saj të 39-të që është dhe i fundit për të në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës, dhe po pregatitet për t’u ulur nesër në Qendrën Hapsinore Kenedi në Florida. Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se Discovery u shkëput me sukses nga stacioni i hapësirës dje në mëngjes.
Mbas përfundimit të misionit të saj 13 ditor, Discovery do të ulet përgjithmonë në tokë si anija më e vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë 30 vjeçare të programit. Anija pritet të vendoset përgjithmonë në një muze në Uashington.
Anija dhe ekuipazhi i përbërë prej 5 burrash e një grua kaluan 9 ditë të ankoruar në stacionin e hapësirës, mbasi Nasa e zgjati me dy ditë misionin e tyre. Astyronautët e Discoverit instaluan modulin e një depozite shumëfunksionale me pamje nga Toka në stacionin hapësinorë, dhe gjithashtu ata çuan në këtë stacion një robot të ri humanoid i quajtur Robonaut 2. NASa shpreson se Robonaut 2 do të kryejeë funksionet e një ndihmës astronauti në stacionin hapësinor.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |