Pritshmėria e bisedimeve Prishtinė-Beograd

Pritshmėria e bisedimeve Prishtinė-Beograd

Ndërkohë që Beogradi dhe Prishtina përgatiten të fillojnë sonte në Bruksel bisedime për të ashtuquajtura çështje praktike, në kryeqytetin e Kosovës nuk shihet ndonjë entusiazëm.  Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, bashkëpunimin rajonal dhe sundimin e ligjit.

Këto janë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes dy palëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës tre vjet më parë. Bisedimet do të fillojnë megjithëse qeveria e Kosovës nuk mori miratimin e parlamentit për këtë dialog.

Të dyja palët thonë se bisedimet do të përqendrohen në çështje të tilla si kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale duke lënë mënjanë çështjet politike.

Kosova nuk pranon bisedime që do të vinin në pikëpyetje pavarësinë e shpallur prej saj në shkurt 2008, ndërsa Serbia thotë se po kërkon një zgjidhje kompromisi që i lejon asaj një farë kontrolli mbi zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Bisedimet vijnë pas një trysnie të fortë nga ana e Bashkimit Evropian ku të dy vendet përpiqen të anëtarësohen.

Takimi dyditësh do të ndërmjetësohet nga diplomati i Bashkimit Evropian, Robert Kuper.


ShtypiDites, VOA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek