Kuvendi i Kosovės i thotė po dialogut me Serbinė

Kuvendi i Kosovės i thotė po dialogut me Serbinė

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare miratoi një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, me shumicë votash - 63 për, 48 kundër e 1 abstenim. Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlementin e Kosovës”. Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek