Dialogu për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka filluar mbarë dhe do të përmbyllet me njohje reciproke,tha kryeministri Hashim Thaçi. Ky dialog do përmbyllet me njohjen reciproke të Kosovës për Serbinë, dhe të Serbisë për Kosovën, si dy shtete të pavarura. Do të përmbyllet me integrimin e Republikës së Kosovës dhe Serbisë në NATO dhe Bashkimin Evropian", theksoi ai, duke shtuar se përfundimisht do të përmbyllet kapitulli i konflikteve në rajonin tonë, do të ketë paqë, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe frymë euroatlantike. Thaçi i hodhi poshtë spekullimet për një status special për veriun e Kosovës, duke garantuar se "integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.
ShtypiDites