Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara sot:
Gazeta "Shekulli"
EUROT FALSE, ALARMI I BANKËS EUROPIANE
Shqipëria, Bullgaria e Bosnja, tri vendet e shënjestruara për shpërndarjen e sasisë së re të sinjalizuar të valutës false.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berisha-Rama, “incident” në televizionin publik bullgar.
Nafta “vergine”, hetime për SMS-të e Dritan Priftit.
Ndryshon ligji “Për procedurat tatimore”, ja bizneset që preken.
"Gazeta Shqiptare"
DOSJA ‘TROPOJA’, FAKTE TË REJA
Zbardhet vendimi i gjykatës me burgim të përjetshëm ‘Padrinon’ e Haklajve.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
DIA: Mafia shqiptare ‘pushton’ Italinë.
Tenderi i portit të Vlorës, kompania, Olldashit :Duam sqarime.
Gërdeci, SHBA të mbajmë një minutë heshtje.
Gazeta "Mapo"
HETIMI I TOPALLIT , PD REFUZON KERKESEN E 35 DEPUTETEVE TE PS-së
Mazhoranca kthen mbrapsht në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve kërkesën e PS -së për hetimin e organeve drejtuese të administratës së Kuvendit . Rusmaili : Kërkesa në kundërshtim me Kushtetutën. Patozi: Çështjet që kërkoni të hetoni janë ezauruar. Opozita: Nëse nuk e miratoni do t'u drejtohemi rrugëve të tjera ligjore.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Arvizu: Zgjedhjet me rëndësi, Tirana qendra e debatit.
Gjinushi: Opozita të bllokojë zgjedhjet, heqja dorë nga kushtet, vetëvrasje politike
Gazeta "Panorama"
ZGJEDHJET E 8 MAJIT/ PD-PS, ZBULOHEN EMRAT PËR BASHKITË E KOMUNAT
Përballjet në të gjithë vendin/ Koalicioni qeveritar dhe opozita e bashkuar kanë përcaktuar emrat e shumicës së kandidaëve për kryetarë të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Opozita proteston në Gërdec, Rama" Asnjë milimetër mbrapa"
Arvizu me Bashën: Tirana, qendra e debateve në zgjedhje
Gazeta "Rilindja Demokratike"
KLINTON: RUANI RITMIN, VIT KYÇ
Gazeta Integrimi
HILLARI KLINTON: SHQIPERI-SHBA, LIDHJE Të FORTA MIQËSIE. DY VENDET MARREDHENIE TE SHKELQYERA
Gazeta "Zëri i Popullit"
OPOZITA: S'NDALEMI PËRPARA VRASËSVE!
Gazeta “Bota sot”
A DUHET TË HEQIN DORË NGA BIZNESI I TYRE PRIVAT?
Deputetët milionerë të Kuvendit të Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi merr premtime nga Iraku dhe Kuvajti për njohjen e Kosovës
Pacolli: Eprorët e FSK-së t’i shkollohu NATO-ja në akademitë e saj
Gazeta “Epoka e re”
KLUBI KA DEVIJUAR
Po i ngjason një subjekti politik
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kosova, faktor stabiliteti në rajon
S’pajtohen me ICG-në
Gazeta “Express”
ZYRTARISHT KUNDËR
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e ka mbështetur vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, me arsyetimin se është në kundërshtim me marrëveshjen që ka Kosova me këtë institucion. Qeveria ka miratuar tashmë projektbuxhetin me rritje.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Fundi i largët
Ankthi për Ritën
Gazeta “Koha ditore”
FMN-ja LARGOHET NGA KOSOVA PA MARRËVESHJE ME QEVERINË
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk pajtohet me kuotat e përcaktuara nga Qeveria për rritjen e pagave
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Haradinaj: Do ta bëj publike kontratën me “Bechtel-Enka”
Raporti i ICG-së, i papranueshëm ëpr Kosovën
Gazeta “Kosova Sot”
SKANDALOZE: ZHDKEN NGA PRESIDENCA KATËR DOSJET E RIEMRIMIT TË GJYQTARËVE
Rebelohet kreu i KGJK-së, Enver PEci, refuzon kërkesën e presidencës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
FMN-ja nuk pajtohet me rritjen e pagave
Bisedimet me Serbinë pengojnë njohjet
Gazeta “Zëri”
FRYN VERIU
Sovraniteti i dyfishtë në veri, cenon integritetin e shtetit të Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
“Filmi” i KFOR-it
FMN: S’ka marrëveshje për rritje pagash
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |