"Idetë për autonomi, apo statuse speciale janë të papranueshme", u shpreh në mbledhjen e qeverisë kryeministri Hashim Thaçi. Duke vlerësuar fillimin e mbarë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike të interesit të përbashkët, Thaci tha se "asnjë deklarim i kujdo qoftë, qoftë politik apo akademik, prej kudo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin Ahtisaari, do të tejkalohet apo do të ikin si fluskë sapuni, qoftë idetë që dalin për autonomi, apo statuse speciale”. Ai shprehu bindjen se “me mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE-së dhe me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë, ky proces do të përmbyllet me njohjet reciproke, si dy shtete dhe anetarësimin e tyre në NATO dhe BE”.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |