Dasma e Princit Uilliams dhe Kate Midelton tashmë është kthyer në çështje kryesore të kronikës rozë kudo në botë. Puna për ceremoninë martesore ka nisur e qindra njerëz po përpiqen që kjo ceremoni të jetë sa më spektakolare, jo vetëm për çiftin, por për të gjithë mbretërinë britanike.
Veshja e nuses atë ditë që nga nisja e deri tek altari, është në vëmendjen e të gjithëve.
Gjithashtu pjesëmarrja e njerëzve të rëndësishëm, mbetet ende për t’u zbuluar, por deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën mbretërore David Beckham dhe gruaja e tij Viktoria, si dhe Sër Elton John me partnerin e tij. Mes 200 të ftuarve pritet të jenë shumë ligjvënës, punonjës qeveritarë dhe ambasadorë të rangut të lartë, si dhe përfaqësues të vendeve të Komonuelthit.
Për sa i përket muajit të mjaltit, mendohet se pas dasmës, çifti do të qëndrojë disa ditë në Brodland që është pronë e princit Filip, e më pas mund të shkojnë në ishullin Necker, pasi Diana ka shkuar shpesh herë me fëmijët e saj atje dhe princi Uilliams e njeh shumë mirë këtë vend.
Por nuk përjashtohen për muajin e mjaltit të çiftit mbretëror edhe ishujt Karaibe, ishujt siçilianë si dhe bregu jugperëndimor i Cornwellit.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |