Gjiganti i dikurshëm ekonomik i Kosovës, ndermarrja e Trepçes ka paditur Serbinë për dëmet ekonomike. Shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça ka dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, një padi kundër shtetit të Serbisë. Padia lidhet me dëmet ekonomike që Sërbia i ka shkaktuar Trepçës nga viti 1990 e deri më 1999. Vlera e dëmit që i është shkaktuar kësaj ndërmarrje pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990, e deri në përfundim të luftës më 1999, kap shifrën 887.167.525 dollarë. Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe lidhet me sektorin e minierave, fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit dhe zinkut.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 13 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 13 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |