Presidenti i Kosovės viziton tė hėnėn Tiranėn

Presidenti i Kosovės viziton tė hėnėn Tiranėn

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli do zhvillojë te henen një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit të Kosovës do të pritet në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, me të cilin do të jape dhe një konferencë për shtyp. Pacolli do të ketë takime të veçanta me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si dhe do ti drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar. Në 22 mars, Presidenti i Kosoves do takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Ai do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t'i dorëzohet çmimi "Honoris Causa", si dhe do të përshëndesë punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek