Kosovė: Thaēi kalon provėn e parė. Miratohet nė parim projektbuxheti i 2011

Kosovė: Thaēi kalon provėn e parė. Miratohet nė parim projektbuxheti i 2011

Kuvendi i Kosovës pas një debati të gjërë në seancë plenare, miratoi ë parim, me shumicë votash, projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, ndërsa miratimi përfundimtar pritet javën e ardhshme.Kryeministri Hashim Thaçi tha se, ky projekt-buxhet është reflektim i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që synon krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës. "Ky buxhet është diskutuar deri në detaje me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe me Komisionin Evropian, me të cilët janë harmonizuar pjesa më e madhe e gjërave dhe linjave buxhetore", tha ai.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek