Kosova nisi sot rregjistrimin

Kosova nisi sot rregjistrimin

Kosova filloi te premten regjistrimin e popullsisë, të munguar prej 30 vjetësh, i vlerësuar si projekti më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të para 3 viteve.Te pakten 4 900 regjistrues përgjatë 15 ditëve, do te punojne per te plotësuar pyetësorët me të dhënat që do të marrin për individët,ekonomitë familjare dhe banesat. Enti i Statistikave të Kosovës ka bërë përgatitjet që ky projekt të zhvillohet sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare. Operacioni Monitorues Ndërkombëtar (IMO) dhe EUROSTAT-i, përmes 27 monitoruesve ndërkombëtarë, do të përcjellin procesin e Regjistrimit në Kosovë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek