Prishtinë: Krasniqi nis konsultimet për presidentin

Prishtinë: Krasniqi nis konsultimet për  presidentin

 Në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në Kosove , Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend". Takimet do të fillojnë te mërkurën, kur Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare. Nuk dihet ende kur Kosova do bëhet me president pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e vlerësoi jokushtetuese zgjedhjen e Pacollit në këtë post më 22 shkurt pa kandidat alternativ dhe pa praninë e së paku dy të tretave të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, nga e cila ishte larguar opozita.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek