Parlamenti i Kosovës zgjodhi mbrëmë Atifete Jahjagën në postin e presidentes së vendit, duke e bërë kësisoj presidenten e parë të një vendi Ballkanik
Presidentja e sapozgjedhur, Atifete Jahjaga duke folur pas zgjedhjes në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, siguroi se do jetë faktor uniteti dhe do përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim. "Në punën dhe detyrën time do të udhëhiqem nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, do të jem trasparente dhe bashkëpunuese në të gjitha cështjet, do të jem faktor dhe simbol i unitetit, do të përfaqësoj dinjitetshëm e me përgjegjësi Kosovën, interesat e gjithë qytetarëve", tha Presidentja. Për besimin dhe përgjegjësinë, Jahjaga, e para femër në drejtim të shtetit të Kosovës, falënderoi dhe në gjuhët e pakicave që jetojnë atje. Ajo u zgjodh me 80 vota, nga 110 deputetë,ndërsa kandidatja tjetër Suzana Novoberdaliu, deputete nga radhët e Aleancës Kosova e Re mori gjithsej 10 vota. Të pavlefshme u shpallen po ashtu dhjetë vota.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |