Kosovė: Thaēi prezanton prioritetet e qeverise

Kosovė: Thaēi prezanton prioritetet e qeverise

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën pasdite prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit për periudhën 2011-2014. Kryeministri Hashim Thaçi prezantoi planin reformator dhe zhvillimor për Kosovën evropiane, duke theksuar se ky plan prioritetesh parasheh një qasje të re të zhvillimit ekonomik, të bazuar kryesisht në sektorin privat. "Synimet janë ambicioze, por janë analizuar shumë mirë dhe janë të realizueshme, në veçanti rritja ekonomike që e parashohim prej 7 deri në 8 për qind dhe ulja e papunësisë 8 deri në 10 për qind”, tha Thaçi. Sipas tij, ekonomia e Kosovës tashmë ka tejkaluar krizën, duke shënuar rritje gjatë vitit të kaluar deri në gjashtë për qind.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek