Kuvendi i Kosovës rrëzoi të enjten kërkesën për ndërprerje të bisedimeve me Serbinë, një nga tre pikat e mocionit për debat të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja. Kundër kësaj kërkese votuan 56 deputetë, ndërsa 21 deputetë votuan pro dhe 5 abstenuan. Me shumicë votash u miratuan dy pikat e tjera, ku kërkohet që "qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri" dhe që "qeveria e Kosovës të informoje rregullisht, çdo tre muaj Kuvendin për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e vendit". Grupi parlamentar Vetëvendosja, me 14 deputetë, është i treti me numrin e vendeve në parlament, pas PDK-së në pozitë dhe LDK-së në opozitë.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 15 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 15 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.98 | 142.07 |
| USD | 107.20 | 112.00 |
| GPB | 171.04 | 178.70 |
| CHF | 113.26 | 118.33 |