Për herë të parë në vendin tonë Samsung prezanton gjeneratën e fundit të Samsung Smart TV
Për të prezantuar fjalën më të fundit të teknologjisë televizive, në mbrëmjen e së enjtës Samsung organizoi nje aktivitet në ambjentet e hotel “Sheraton” me të ftuar specialë nga fusha e biznesit, artit dhe medias. Të ftuarit specialë patën mundësinë të provonin eksperiencën e veçantë të Samsung Smart TV dhe risitë që ky produkt ofron së bashku me një paketë shërbimesh të përfshira në një.
Më shumë se 1000 vizitorë e ndoqën eventin live në internet falë transmetimit direkt nga albeu.com. Kjo është nje formë e re prezantimi produkti e implementuar për herë të parë në Shqipëri.
Duke përdorur teknologjinë bashkëkohore dhe interaktivitetin në rrjetet sociale, Samsung Smart TV është platforma e duhur që ju mundëson komunikimin me miqtë si dhe përcjelljen e fotografive. Përpos mundësisë për të parë video të ndryshme që gjenden online, ky TV garanton tri risi unike për të gjithë përdoruesit.
Samsung 2011 Smart TV LED dhe Plasma sjellin për herë të parë aplikacione si “Smart Hub”- in e ri nga Samsung, i cili është një sistem i thjeshtë menuje i përdorur për të lidhur dhe zbuluar një gamë të gjerë produktesh.
• Search ALL – Përdoruesi ka mundësinë e kërkimit dhe shikimit të videove jo vetëm në kanalet televizive, por dhe në Internet nga faqe të ndryshme. Në morinë e aplikacioneve të tjera, Samsung Smart TV mundëson përdorimin 3D në nje ekran high-definition.
• Web Browser, ofron akses të palimituar në çdo faqe web nga TV. Pra, bashkë me Samsung Smart TV ju blini dhe një kompjuter ndërveprues.
• Samsung Apps, ‘dyqani’ i parë ne botë me aplikacione bazë- HDTV, plotëson çdo nevojë për sa i përket sporteve, argëtimit, informacionit, lojra dhe rrjeteve sociale.
Konsumatorët mund të gjejnë Samsung me teknologjinë më të fundit dhe risitë tek Neptun Albania. Për me teper informacion mund të vizitoni www.samsung.com ose www.neptun.al
Dal – Jae Kim, President i Samsung Electronics Adriatic është i bindur se Samsung Smart TV 2011, përforcon pozicionin e Samsung-ut në tregun Shqiptar.
Samsung Smart TV i ri i përgjigjet nevojave në rritje të konsumatorit për zgjedhje më të mira dhe kontroll në kohë dhe mënyrën e përdorimit të këtyre përmbajtjeve.
Neptun Shops