Kosovė - Serbi, sot raundi i dytė. Palėt optimiste

Kosovė - Serbi, sot raundi i dytė. Palėt optimiste

Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot dhe nesër në Bruksel raundin e katërt të dialogut teknik, të lehtësuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Cooper. Dialogu në raundin e katërt ka dy tema të reja - trashëgiminë kulturore dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve, si dhe me temat e raundeve të kaluara, regjistrat civilë dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore. Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se në raundin e ri pret të ketë përparim deri në ndonjë marrëveshjeje kornizë, por jo edhe finalizim të marrëveshjes.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek